21
ALBANIAN
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t’i kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
KUJDES:
Pas rregullimit të thellësisë së
prerjes, shtrëngojeni gjithnjë mirë levën.
Lironi levën në niveluesin e thellësisë dhe lëvizni
bazën lart ose poshtë. Siguroni bazën në thellësinë e
dëshiruar të prerjes duke shtrënguar levën.
Për prerje më të pastra, më të sigurta, vendoseni
thellësinë e prerjes në mënyrë të tillë që poshtë
materialit të punës të mos dalë më shumë se një
dhëmb i fletës. Përdorimi i thellësisë së saktë të prerjes
ndihmon në uljen e mundësisë për ZMBRAPSJE të
rrezikshme që mund të shkaktojnë lëndime personale.
►
Fig.7:
1.
Leva
2.
Udhëzuesi i thellësisë
Prerje me buzë
KUJDES:
Pas rregullimit të këndit së prerjes,
shtrëngojeni gjithnjë mirë levën dhe vidën e
mbërthimit.
Lironi levën dhe vidën e mbërthimit. Caktoni këndin e
dëshiruar duke e anuar sipas nevojës dhe shtrëngojeni
mirë levën dhe vidën e mbërthimit.
►
Fig.8:
1.
Vida e mbërthimit
2.
Pllakëza e
shkallëzimit të prerjes së pjerrët
3.
Leva
Shikimi
Për prerje të drejta, bashkërenditni pozicionin 0° në
pjesën e përparme të bazës me vijën e prerjes. Për
prerje me buzë 45° bashkërendisni pozicionin 45° me
vijën e prerjes.
►
Fig.9:
1.
Vija e prerjes (pozicioni 0°)
2.
Vija e
prerjes (pozicioni 45°)
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
Përpara se ta vendosni
veglën në korrent, kontrolloni gjithmonë nëse
këmbëza e çelësit është në pozicionin e duhur
dhe nëse kthehet në pozicionin “FIKUR” kur
lëshohet.
►
Fig.10:
1.
Këmbëza e çelësit
2.
Butoni i bllokimit
Për veglat me buton zhbllokimi
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës së
çelësit, vegla është pajisur me një buton zhbllokimi. Për
ta ndezur veglën shtypni brenda butonin e zhbllokimit
dhe tërhiqni këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e
çelësit për ta fikur.
PARALAJMËRIM:
Mos e shtyni KURRË me
forcë butonin e zhbllokimit duke e goditur ose
në ndonjë mënyrë tjetër.
Një çelës me një buton
zhbllokimi të sforcuar mund të çojë në ndezje të
paqëllimshme dhe lëndime personale të rënda.
PARALAJMËRIM:
ASNJËHERË mos e
përdorni veglën nëse ndizet kur thjesht tërhiqni
këmbëzën e çelësit, pa shtypur butonin e
bllokimit.
Një çelës që ka nevojë të riparohet mund
të çojë në ndezje të paqëllimshme dhe lëndime
personale të rënda. Çojeni veglën në qendrën
e shërbimit të Makita-s për riparimet e duhura
PËRPARA përdorimit të mëtejshëm.
VINI RE:
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit
pa shtypur butonin e zhbllokimit.
Kjo mund të
shkaktojë thyerjen e çelësit.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Heqja ose instalimi i fletës së
sharrës rrethore
KUJDES:
Sigurohuni që fleta e sharrës
rrethore të jetë instaluar me dhëmbët e drejtuara
nga ana e përparme e veglës.
KUJDES:
Përdorni vetëm çelësa Makita për
instalimin apo heqjen e fletës së sharrës rrethore.
Për të hequr fletën e sharrës rrethore, shtypni deri
në fund kyçin e boshtit në mënyrë që fleta e sharrës
rrethore të mos rrotullohet dhe përdorni çelësin
hekzagonal për të liruar në drejtimin të kundërt të
akrepave të orës bulonin me kokë hekzagonale. Më
pas, hiqni bulonin hekzagonal, unazën (specifike sipas
vendit) flanxhën e jashtme dhe fletën e sharrës rrethore.
►
Fig.11:
1.
Bllokuesi i boshtit
2.
Çelësi hekzagonal
Për veglën pa unazë
►
Fig.12:
1.
Buloni hekzagonal
2.
Flanxha e
jashtme
3.
Fleta e sharrës së rrumbullakët
4.
Flanxha e brendshme
5.
Unaza e boshtit
Për veglën me unazë
►
Fig.13:
1.
Buloni hekzagonal
2.
Flanxha e jashtme
3.
Fleta e sharrës së rrumbullakët
4.
Unaza
5.
Flanxha e brendshme
6.
Unaza e boshtit
Për të instaluar fletën e sharrës rrethore, ndiqni
procedurën e anasjelltë të heqjes.