48 SHQIP
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
KUJDES:
Pastroni mbrojtësen e sipërme dhe
të poshtme për t’u siguruar që nuk ka tallash të
grumbulluar, i cili mund të pengojë funksionimin e
sistemit të poshtëm mbrojtës.
Një sistem mbrojtës
i ndotur mund të kufizojë funksionimin e duhur, gjë
e cila mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Mënyra më efikase për ta arritur këtë pastrim është
me ajër të ngjeshur.
Nëse nga mbrojtëset del
pluhur si pasojë e fryrjes së ajrit, sigurohuni
që të përdorni mbrojtëset e duhura të syve dhe
frymëmarrjes.
KUJDES:
Pas çdo përdorimi, fshini pluhurin
e sharrës nga vegla.
Pluhuri i imët i sharrës mund të
hyjë brenda në vegël dhe të shkaktojë keqfunksionim
ose zjarr.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Rregullimi i saktësisë së prerjes 0°
Ky rregullim është bërë në fabrikë. Por nëse ka
shmangie, mund ta rregulloni duke ndjekur procedurën
e mëposhtme.
1.
Lirojeni paksa levën mbi pllakëzën e shkallëzimit
të prerjes së pjerrët.
2.
Bëjeni bazën në kënd të drejtë me fletën duke
përdorur një vizore trekëndëshe ose një vizore katrore
duke rrotulluar vidën e rregullimit.
►
Fig.41:
1.
Vizorja trekëndore
2.
Vida rregulluese
3.
Leva
3.
Shtrëngoni levën dhe më pas bëni një prerje provë
për të kontrolluar vertikalizmin.
Rregullimi i paralelizmit
Ky rregullim është bërë në fabrikë. Por nëse ka
shmangie, mund ta rregulloni duke ndjekur procedurën
e mëposhtme.
1.
Vendoseni veglën në thellësinë maksimale të
prerjes.
2.
Sigurohuni që të gjitha levat dhe vidat të jenë
shtrënguar. Lironi vidat pak siç ilustrohet.
►
Fig.42:
1.
Vida
2.
Baza
3.
Teksa hapni mbrojtësen e poshtme, lëvizni pjesën
e pasme të bazës në mënyrë që largësia midis A dhe B
të bëhet e barabartë.
4.
Shtrëngoni vidat dhe bëni një prerje provë për të
kontrolluar paralelizmin.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual.
Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Fleta e sharrës së rrumbullakët
•
Kufizues (vizore udhëzuese)
•
Shina udhëzuese
•
Udhëzuesi për prerjet me kënd
•
Fasheta shtrënguese
• Fleta
•
Fleta prej gome
•
Fleta e pozicionit
•
Hundëza e pluhurit
•
Çelësi hekzagonal
•
Njësia me valë
•
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Содержание HS012GD201
Страница 2: ...2 Fig 1 Fig 2 Fig 3 Fig 4 Fig 5 Fig 6 ...
Страница 3: ...3 1 1 2 3 Fig 7 1 2 Fig 8 1 2 Fig 9 1 Fig 10 1 Fig 11 1 Fig 12 ...
Страница 4: ...4 1 2 Fig 13 1 Fig 14 Fig 15 1 2 3 Fig 16 1 Fig 17 1 3 2 4 Fig 18 1 2 3 4 5 6 Fig 19 ...
Страница 6: ...6 Fig 27 1 2 Fig 28 Fig 29 1 Fig 30 1 2 3 4 Fig 31 1 2 3 Fig 32 1 Fig 33 ...
Страница 7: ...7 1 1 2 2 Fig 34 Fig 35 1 Fig 36 1 2 Fig 37 1 Fig 38 1 Fig 39 ...
Страница 8: ...8 1 1 2 2 Fig 40 1 2 3 Fig 41 2 A 1 1 B Fig 42 ...