16
28.
Shihni udhëzimet e prodhuesit për montimin
dhe përdorimin e saktë të disqeve. Trajtojini
dhe ruajini disqet me kujdes.
29.
Kontrolloni që materiali i punës është
mbështetur siç duhet.
30.
Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë
dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me
pluhur të përçueshëm, përdorni një
ndërprerës qarku (30 mA) për të siguruar
përdoruesin.
31.
Mos e përdorni veglën mbi materiale që
përmbajnë asbest.
32.
Gjithmonë sigurohuni që të keni mbështetje të
qëndrueshme të këmbëve. Sigurohuni që të
mos ketë njeri poshtë ndërkohë që e përdorni
pajisjen në vende të larta.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse çelësi është në
pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në pozicionin
"OFF" kur lëshohet.
•
Mos e tërhiqni çelësin me forcë pa shtypur levën e
zhbllokimit.
Për veglat me buton bllokimi
Për të parandaluar tërheqjen aksidentale të çelësit,
jepet një levë zhbllokimi. Për ta ndezur veglën, tërhiqni
levën e zhbllokimit në drejtim të përdoruesit dhe pastaj
tërhiqni çelësin. Lëshoni çelësin për ta ndaluar. Për
punë të vazhdueshme, tërhiqni çelësin dhe pastaj shtyni
brenda butonin e bllokimit. Për ta hequr veglën nga
pozicioni i bllokimit, tërhiqni plotësisht çelësin dhe pastaj
lëshojeni.
Për veglën pa buton bllokimi
Për të parandaluar tërheqjen aksidentale të çelësit,
jepet një levë zhbllokimi. Për ta ndezur veglën, tërhiqni
levën e zhbllokimit në drejtim të përdoruesit dhe pastaj
tërhiqni çelësin. Lëshoni çelësin për ta ndaluar.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e majës së diskut
Fig.2
Lironi mandrinon pincetë dhe fusni majën e diskut në
mandrino. Përdorni një çelës për të mbajtur boshtin dhe
një tjetër për të shtrënguar fort mandrinon.
Maja e diskut nuk duhet të montohet më larg se 10 mm
nga mandrinoja pincetë. Tejkalimi i kësaj distance mund
të shkaktojë dridhje ose thyerje të boshtit.
10 mm (3/8") Maks.
015678