
50
51
PARA NDEZJES SË MOTORIT
(1)
(2)
(4)
(3)
1. Kontrolli dhe rimbushja me vaj motori
1) Procedura vijuese të kryhet me motorin e ftohur. Në të kundërt mund
të pësoni djegie në lëkurë.
Kontrolli:
Vendoseni ajërfryrësin mbi një sipërfaqe të sheshtë
dhe hiqni kapakun e vajit.
Kontrolloni matësin e vajit (1). Sigurohuni se niveli i
vajit ndodhet brenda shenjave kufizuese të sipërme
(2) dhe të poshtme (3). Nëse vaji nuk arrin nivelin prej
100 ml (4), mbusheni me vaj të ri.
Mbushja me vaj:
Vendoseni ajërfryrësin mbi një sipërfaqe të sheshtë
dhe hiqni kapakun e vajit.
Mbusheni me vaj deri në kufirin e sipërm në matësin e
nivelit të vajit.
2) Mesatarisht, duhet të shtoni vaj motori pas çdo 20 orësh përdorimi
(çdo 10 – 15 rimbushje me karburant).
3) Ndërroni vajin kurdoherë që bëhet i pistë ose ndryshon dukshëm
ngjyrën. (Referojuni
“Ndërrimi i vajit të motorit”
për procedurën
dhe shpeshtësinë e ndërrimit të vajit të motorit.)
●
●
Vaji i rekomanduar:
Vaj origjinal Makita ose vaj SAE10W-30 i llojit API me klasifikim SF ose më të mirë (vaj motori katërtaktësh për automjete)
Vëllimi i vajit:
Afërsisht 0,22 L (220 ml)
SHËNIM:
Nëse ajërfryrësi nuk vendoset në pozicion vertikal, vaji mund të rrjedhë në motor dhe t’ju japë matje të gabuar kur kontrolloni nivelin e vajit.
Kjo mund të shkaktojë tejmbushjen e pavëmendshme kurdoherë që e mbushni me vaj motori. Gjithmonë vendoseni ajërfryrësin në pozicion
vertikal.
Nëse tejmbushet me vaj motori, vaji mund të derdhet nga aparati i qarkullimit të ajrit të pastruesit dhe të ndotë pjesët rreth tij ose mund të dalë
tym i bardhë nga djegia e vajit të tepërt.
Ndërrimi i vajit “Kapaku i vajit”
Pastroni pluhurin apo ndotjet afër grykës së rimbushjes me vaj dhe hiqni kapakun e vajit.
Mbajeni të pastër kapakun e vajit të hequr, pa rërë apo pluhur. Në të kundërt, rëra ose pluhuri i ngjitur te kapaku i vajit mund të nxisë qarkullimin
e çrregullt të vajit ose konsumim të pjesëve motorike, duke shkaktuar probleme.
Pas rimbushjes me vaj
Fshijeni me leckë vajin e derdhur.
●
●
●
●
●
Содержание EB7650TH
Страница 202: ...202 ...
Страница 203: ...203 ...
Страница 204: ...Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 885332 965 IDE ...