
44
45
Mënyra e përdorimit
Përdoreni ajërfryrësin vetëm kur ka dritë dhe dukshmëri të mirë. Kini
kujdes në zona të rrëshqitshme ose të lagura, me akull dhe dëborë (ka
rrezik rrëshqitjeje) dhe hapësirat e ngushta.
Gjithmonë sigurohuni se keni mbështetje të fortë.
Kurrë mos punoni mbi sipërfaqe të paqëndrueshme ose terren të
pjerrët.
Mos punoni në shkalla apo vende në lartësi. Në të kundërt mund të
pësoni lëndim.
Për të pakësuar rrezikun e plagosjes së individëve, mos e drejtoni ajrin
nga kalimtarët pasi presioni i lartë i ajrit mund të dëmtojë sytë dhe mund
të fryjë sende të vogla me shpejtësi të madhe.
Kurrë mos fusni sende të jashtme në grykën e hyrjes së ajrit të makinerisë
apo në grykën shkarkuese të ajërfryrësit. Do të dëmtonte fletën e helikës
dhe mund të shkaktojë plagosje të rëndë të operatorit apo kalimtarëve
si rezultat i flakjes me shpejtësi të madhe të sendeve ose pjesëve të
thyera.
Kushtojini vëmendje drejtimit të erës, d.m.th. mos e përdorni në drejtim
të kundërt me erën.
Për të pakësuar rrezikun e pengimit dhe humbjes së kontrollit, mos ecni
mbrapsht gjatë përdorimit të makinerisë.
Gjithmonë fikeni motorin para pastrimit apo kryerjes së shërbimeve të
zëvendësimit të pjesëve.
Bëni një pushim për të parandaluar humbjen e kontrollit të shkaktuar
nga lodhja. Rekomandojmë të bëni një pushim nga 10 deri 20 minuta
në çdo orë.
Mos e përdorni makinerinë në afërsi të dritareve, etj.
Për të pakësuar dëmtimet nga dridhjet dhe/ose dëmtimin e dëgjimit,
përdoreni makinerinë në shpejtësi të ulët nëse është e mundur dhe
shkurtoni kohën e përdorimit.
Përdoreni makinerinë vetëm në orare të arsyeshme. Mos e përdorni
ajërfryrësin herët në mëngjes ose vonë natën kur njerëzit mund të
shqetësohen.
Rekomandohet përdorimi i krehrit dhe fshesës për lirimin e copëzave
para fryrjes.
Para fryrjes, njomni lehtë sipërfaqet me pluhur ose përdorni spërkatës
me perde uji nëse është e nevojshme.
Përshtateni gjatësinë e grykës së ajërfryrësit në mënyrë që rryma e ajrit
të fryjë afër tokës.
Për të pakësuar nivelet e zhurmës, pakësoni pjesët e pajisjes që përdorni
në një kohë të dhënë.
Pas përdorimi të ajërfryrësve dhe pajisjeve të tjera PASTRONI! Flakini
mbetjet në koshat e mbeturinave.
Udhëzime të mirëmbajtjes
Kujdesuni për mjedisin. Përdoreni ajërfryrësin me sa më pak zhurmë
dhe ndotje që të jetë e mundur. Në veçanti, kontrolloni mekanizmin e
përshtatur të karburatorit.
Pastroni ajërfryrësin në intervale të rregullta dhe kontrolloni se vidhat dhe
dadot të jenë të shtrënguara fort.
Kurrë mos i bëni riparime ose magazinoni ajërfryrësin në afërsi të flakëve
të hapura, shkëndijave, etj. (11).
Gjithmonë magazinojeni ajërfryrësin në një dhomë të mbyllur të ajrosur
mirë dhe me serbator të boshatisur.
Vëreni dhe zbatoni të gjitha udhëzimet përkatëse të parandalimit të
aksidenteve të nxjerra nga sindikatat tregtare dhe kompanitë e sigurimeve.
Mos bëni modifikime të ajërfryrësit pasi kjo do të rrezikonte sigurinë tuaj.
Punimet për mirëmbajtje ose riparim nga përdoruesi kufizohet vetëm për
aktivitetet e përshkruara në këtë manual udhëzimi. Të gjitha punët e tjera të
riparimit duhet të kryhet nga Agjentët e Autorizuar të Shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale të furnizuara nga Makita.
Përdorimi i pjesë dhe veglave shtesë të pa miratuara mund të rrisë rrezikun
e aksidenteve dhe dëmtimeve. Makita nuk mban përgjegjësi për aksidente
apo dëmtime të shkaktuara nga përdorimi i pjesëve apo pajisjeve shtesë
të pa miratuara.
Kurrë mos bëni modifikime të pajisjes. Mund të shkaktojë aksidente dhe
lëndime personale.
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
(10)
(11)
Содержание EB7650TH
Страница 202: ...202 ...
Страница 203: ...203 ...
Страница 204: ...Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 885332 965 IDE ...