45 SHQIP
PËRSHKRIMI I PUNËS
PARALAJMËRIM:
Sigurohuni gjithmonë
që vegla të jetë e fikur dhe kutia e baterisë
të jetë hequr përpara se ta rregulloni apo t’i
kontrolloni funksionet e veglës.
Mosfikja e veglës
dhe mosheqja e kutisë së baterisë mund të rezultojë
në lëndim të rëndë personal për shkak të ndezjes
aksidentale.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t’ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
►
Fig.5:
1.
Treguesi i kuq
2.
Butoni
3.
Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa
të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk
është e bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket.
Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë.
Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/
baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e
veglës dhe baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht
gjatë punës nëse vegla është vendosur sipas një prej
kushteve të mëposhtme:
Llamba e kujdesit
Statusi
Ngjyra
Ndezur
Duke
pulsuar
E kuqe
Mbingarkesë
E kuqe
Mbinxehje
E kuqe
Mbishkarkesë
Mbrojtja nga mbingarkesa
Nëse vegla ndodhet në një nga situatat e mëposhtme,
vegla ndalon automatikisht dhe llamba e kujdesit fillon
të pulsojë në të kuqe:
— Vegla është e mbingarkuar nga barishtet e
ngatërruara ose papastërtitë e tjera.
—
Vegla prerëse është e bllokuar ose është zmbrapsur.
— Butoni kryesor i energjisë është aktivizuar
ndërkohë që tërhiqet këmbëza e çelësit.
Në këtë situatë, lëshoni këmbëzën e çelësit dhe hiqni
barishtet ose mbetjet e ngecura nëse është e nevojshme. Pas
kësaj, tërhiqni sërish këmbëzën e çelësit për të vazhduar.
KUJDES:
Nëse ju nevojitet të hiqni barishtet e
ngatërruara në vegël ose të lironi veglën prerëse të
bllokuar, sigurohuni që të fikni veglën përpara se të filloni.
Mbrojtja e veglës ose e baterisë nga mbinxehja
Nëse vegla ose kutia e baterisë mbinxehet, vegla ndalon
automatikisht. Kur vegla ose kutia e baterisë është e
mbinxehur, treguesi i shpejtësisë dhe treguesi ADT fiken
dhe llamba e kujdesit ndizet në të kuqe. Lëreni veglën dhe/
ose baterinë të ftohet përpara se ta ndizni sërish veglën.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë ulet, vegla ndalon
automatikisht. Treguesi i shpejtësisë dhe treguesi ADT
fiken dhe llamba e kujdesit fillon të pulsojë në të kuqe.
Nëse vegla nuk funksionon edhe kur përdoren çelësat,
hiqni kutinë e baterisë nga vegla dhe karikojeni atë.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
►
Fig.6:
1.
Llambat treguese
2.
Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Kapaciteti i
mbetur
Ndezur
Fikur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
SHËNIM:
Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Содержание DUR190L
Страница 2: ...Fig 1 Fig 2 12 1 2 3 4 5 11 10 9 8 Fig 3 2 ...
Страница 4: ...2 1 Fig 7 1 2 Fig 8 1 2 Fig 9 2 1 3 Fig 10 3 2 1 Fig 11 1 2 3 Fig 12 1 2 3 Fig 13 1 2 Fig 14 4 ...
Страница 5: ...1 Fig 15 2 1 3 Fig 16 1 Fig 17 1 2 3 Fig 18 1 2 3 Fig 19 1 2 3 4 5 6 7 Fig 20 1 1 Fig 21 5 ...
Страница 6: ...1 2 4 3 Fig 22 1 2 3 4 5 Fig 23 1 2 3 4 5 Fig 24 1 2 Fig 25 1 2 3 Fig 26 1 2 3 Fig 27 1 2 Fig 28 6 ...
Страница 7: ...1 2 Fig 29 1 2 Fig 30 1 Fig 31 1 2 Fig 32 1 2 Fig 33 1 2 Fig 34 1 Fig 35 1 Fig 36 7 ...
Страница 8: ...Fig 37 Fig 38 1 Fig 39 8 ...
Страница 9: ...3 m 80 mm 100 mm Fig 40 9 ...
Страница 10: ...Fig 41 1 2 Fig 42 10 ...