36
ALBANIAN
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t’i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë mund të
bëjë që t’ju rrëshqasin nga duart dhe të shkaktojë dëmtim
të veglës dhe të kutisë së baterisë, si dhe lëndim personal.
►
Fig.2:
1.
Treguesi i kuq
2.
Butoni
3.
Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla ndërsa
rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni gjuhëzën
e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe rrëshqiteni
për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të kërcasë dhe të
bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e
sipërme të butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket.
Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë.
Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
►
Fig.3:
1.
Llambat treguese
2.
Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Kapaciteti i
mbetur
Ndezur
Fikur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
SHËNIM:
Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM:
Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës
dhe baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë
punës nëse vegla ose bateria janë vendosur sipas një
prej kushteve të mëposhtme:
Statusi
Llambat treguese
Ndezur
Fikur
Duke
pulsuar
Mbingarkesë
Mbinxehje
Mbishkarkesë
Mbrojtja nga mbingarkesa
Nëse vegla është e mbingarkuar nga degët ose
mbeturina të tjera të ngecura në të, treguesit “2” dhe “3”
fillojnë të pulsojnë dhe vegla ndalon automatikisht.
Në këtë situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që shkaktoi
mbingarkesën e veglës. Pastaj ndizeni veglën për ta rinisur.
VINI RE:
Në varësi të kushteve të përdorimit,
vegla fiket automatikisht pa shfaqur tregues
nëse vegla mbingarkohet nga degët apo mbetjet
e ngecura. Në këtë rast, fikeni veglën dhe hiqni
kutinë e baterisë, më pas hiqni degët ose mbetjet
e ngecura duke përdorur vegla të tilla si pincat.
Pas heqjes së degëve ose mbetjeve, instaloni
kutinë e baterisë dhe ndizeni sërish veglën.
Mbrojtja e veglës ose e baterisë nga
mbinxehja
Ka dy lloje mbinxehjeje; mbinxehja e veglës dhe
mbinxehja e baterisë. Kur ka mbinxehje të veglës,
pulsojnë të gjithë treguesit e shpejtësisë. Kur ka
mbinxehje të baterisë, pulson treguesi “1”.
Nëse ka mbinxehje, vegla ndalon automatikisht. Lëreni veglën
dhe/ose baterinë të ftohet përpara se ta ndizni sërish veglën.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë ulet, vegla ndalon automatikisht
dhe pulson treguesi “1”.
Nëse vegla nuk funksionon as kur përdoren çelësat,
hiqni baterinë nga vegla dhe karikojeni baterinë.
Содержание DUN500W
Страница 2: ...DUN600L DUN500W 6 7 8 9 3 4 5 1 14 4 5 6 7 9 1 2 10 11 13 12 Fig 1 1 2 3 Fig 2 1 2 Fig 3 2 ...
Страница 3: ...1 2 Fig 4 1 2 Fig 5 1 2 Fig 6 1 2 Fig 7 1 2 Fig 8 1 2 Fig 9 1 2 3 4 5 Fig 10 1 Fig 11 3 ...
Страница 4: ...2 1 3 4 Fig 12 1 2 Fig 13 1 3 4 2 Fig 14 Fig 15 1 2 Fig 16 1 1 Fig 17 1 Fig 18 4 ...
Страница 5: ...2 1 4 3 Fig 19 1 2 Fig 20 2 3 1 Fig 21 1 2 3 Fig 22 1 2 Fig 23 1 2 Fig 24 1 1 Fig 25 5 ...
Страница 6: ...1 Fig 26 1 Fig 27 1 Fig 28 Fig 29 1 2 Fig 30 Fig 31 1 Fig 32 1 2 Fig 33 6 ...
Страница 7: ...Fig 34 Fig 35 15 m Fig 36 15 m Fig 37 15 m Fig 38 15 m Fig 39 Fig 40 Fig 41 7 ...
Страница 8: ...Fig 42 Fig 43 1 2 Fig 44 1 2 Fig 45 1 Fig 46 1 Fig 47 2 1 Fig 48 8 ...