28 SHQIP
Pozicionet e montimit të dorezës
KUJDES:
•
Gjithmonë sigurohuni që doreza të jetë kyçur në
pozicionin e dëshiruar para se të vihet në punë
pajisja.
►
Fig.4:
1.
Çelësi
2.
Foleja
Në varësi të punës që bëni, mund ta vendosni këndin
e dorezës në pozicionin 45°ose 90° majtas ose
djathtas. Për të rrotulluar dorezën, tërhiqni çelësin dhe
rrotulloni dorezën siç tregohet në figurë. Doreza është
bllokuar në pozicionin 45°. Për ta rrotulluar dorezën në
pozicionin 90°, tërhiqni sërish çelësin dhe rrotullojeni
dorezën edhe më tej.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në
vegël, kontrolloni gjithmonë për të parë nëse
çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
►
Fig.5:
1.
Këmbëza e çelësit B
2.
Këmbëza e çelësit
A
3.
Butoni i bllokimit
Për sigurinë tuaj, kjo vegël ka një sistem çelësash
të dyfishtë. Për të ndezur veglën, shtypni butonin e
zhbllokimit dhe shtypni këmbëzën e çelësit A dhe B.
Për të fikur çelësin, lëshoni një nga këmbëzat e çelësit.
Vegla niset vetëm kur tërhiqen të dyja këmbëzat e
çelësit.
Ndryshimi i shpejtësisë
►
Fig.6:
1.
Disku i rregullimit
Goditjet për minutë mund të rregullohen vetëm
duke rrotulluar diskun rregullues. Kjo mund të bëhet
ndërkohë që vegla është në punë. Disku shënon 1
(shpejtësia më e ulët) deri në 6 (shpejtësia e plotë).
Referojuni tabelës së mëposhtme për marrëdhënien
ndërmjet parametrave të numrit në diskun rregullues
dhe goditjet për minutë.
Numri mbi diskun e rregullimit Goditje për minutë (min )
-1
6
5
4
3
2
1
1800
1750
1650
1500
1300
1000
KUJDES:
•
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të
kthehet deri në 6 dhe sërish në 1. Mos ushtroni
forcë pas 6 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të
shpejtësisë nuk do të funksionojë.
•
Goditjet në minutë ndryshojnë sipas kushteve të
kutisë së baterisë dhe fletëve të gërshërës.
PËRDORIMI
KUJDES:
•
Bëni kujdes të mos prekni aksidentalisht ndonjë
gardh metalik ose objekte të tjera të forta
gjatë prerjes. Disku do të thyhet dhe mund të
shkaktojë lëndim të rëndë.
•
Është shumë e rrezikshme të zgjateni me
prerësin e shkurreve, veçanërisht nga një
shkallë. Mos punoni nga ndonjë vend i
lëvizshëm ose të paqëndrueshëm.
VINI RE:
Mos provoni të prisni degë më të
trasha se 10 mm në diametër me veglën.
Pritini
paraprakisht degët 10 cm më ulët se lartësia e prerjes
duke përdorur prerëse degësh përpara se të përdorni
veglën.
►
Fig.7:
(1)
Lartësia e prerjes
(2)
10 cm
KUJDES:
•
Mos pritni pemë të thata ose objekte të
ngjashme të forta. Në të kundërt, mund të
dëmtohet vegla.
►
Fig.8
Mbajeni prerësin me të dyja duart dhe tërhiqni
këmbëzën A ose B të çelësit dhe më pas lëvizeni
përpara trupit tuaj.
►
Fig.9:
1.
Drejtimi i prerjes
2.
Sipërfaqja e shkurres
që do të pritet
3.
Anoni tehet.
Si punë bazë, anoni disqet në drejtimin e prerjes
dhe lëvizeni lehtë dhe ngadalë në shpejtësi prej 3-4
sekondash për metër.
►
Fig.10
Për të prerë majën e një shkurreje në mënyrë të
njëtrajtshme, ju ndihmon të lidhni një fije në lartësinë e
dëshiruar të shkurres dhe të prisni përgjatë saj, duke e
përdorur si vijë reference.
►
Fig.11
Montimi i grumbulluesit të ashklave (aksesor opsional)
në vegël gjatë prerjes drejt të shkurreve mund të
shmangë shpërndarjen e gjetheve të prera.
►
Fig.12
Rrotulloni dorezën për një përdorim më të lehtë të
veglës përpara se të nisni punën. Referojuni seksionit
të titulluar “Pozicionet e montimit të dorezës”
Për ta prerë pjesën anësore të shkurres në mënyrë të
njëtrajtshme, ju ndihmon të prisni nga poshtë lart.
►
Fig.13
Prisni drurin e bushit ose rododendrën nga baza drejt
majës për paraqitje të bukur dhe punë të mirë.
Instalimi ose heqja e grumbulluesit
të ashklave (aksesor opsional)
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur
dhe që kutia e baterisë të jetë hequr përpara
instalimit ose heqjes së grumbulluesit të
ashklave.
Содержание DUH551
Страница 2: ...1 2 3 1 2 1 1 2 1 2 3 1 1 2 Fig 1 Fig 2 Fig 3 Fig 4 Fig 5 Fig 6 Fig 7 Fig 8 2 ...
Страница 3: ...1 2 3 1 2 3 4 1 2 1 2 3 Fig 9 Fig 10 Fig 11 Fig 12 Fig 13 Fig 14 Fig 15 Fig 16 3 ...
Страница 4: ...1 2 1 2 1 2 3 1 1 1 2 Fig 22 1 Fig 17 Fig 18 Fig 19 Fig 20 Fig 21 Fig 23 4 ...
Страница 5: ...1 Fig 25 1 2 3 Fig 26 1 1 1 2 1 2 Fig 24 Fig 27 Fig 28 Fig 29 Fig 30 5 ...
Страница 6: ...Fig 31 6 ...
Страница 90: ...90 ...
Страница 91: ...91 ...