14
30.1.2009
000230
Tomoyasu Kato
Director
Makita Corporation
3-11-8, Sumiyoshi-cho,
Anjo, Aichi, JAPAN
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB049-2
PARALAJMËRIME PËR
SIGURINË E ÇELËSIT GODITËS
ME BATERI
1.
Mbajeni pajisjen elektrike te sipërfaqet e
izoluara kapëse kur të jeni duke kryer një
veprim në të cilin mbërthyesi mund të
kontaktojë me tela të fshehur.
Nëse
mbërthyesit prekin një tel me rrymë atëherë
pjesët metalike të pajisjes elektrike elektrizohen
dhe mund t’i japin punëtorit goditje elektrike.
2.
Mbani mbrojtëse për veshët
3.
Përpara instalimit kontrolloni prizën me
kujdes për konsumim, krisje ose dëmtim.
4.
Mbajeni fort pajisjen.
5.
Gjithmonë sigurohuni që të keni mbështetje të
qëndrueshme të këmbëve.
Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë ndërkohë
që e përdorni pajisjen në vende të larta.
6.
Forca e duhur e shtrëngimit mund të
ndryshojë në varësi të llojit ose madhësisë së
bulonit. Kontrolloni forcën me çelës për
matjen e forcës.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
ENC007-4
UDHËZIME TË RËNDËSISHME
PËR SIGURINË.
PËR KUTINË E BATERISË
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë
me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:
(1)
Mos i prekni polet me materiale të tjera
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë në
një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të
shkaktojë qarkullim të madh të rrymës
elektrike, mbinxehje, djegie të mundshme
dhe madje prishje.
6.
Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë në
vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50
゚
C (122
゚
F).
7.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është
shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Kutia e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
8.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9.
Mos përdorni bateri që kanë rënë përtokë ose
që janë goditur.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
1.
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
plotësisht.
Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe ngarkoni
baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së pajisjes.
2.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
ngarkuar plotësisht.
Mbingarkimi shkurton jetëgjatësinë e
shërbimit të baterisë.
3.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e
dhomës në 10
゚
C-40
゚
C (50
゚
F - 104
゚
F).
Lëreni kutinë e nxehtë të baterisë të ftohet
përpara se ta ngarkoni atë.