
86 ALBANIAN
Rimbusheni vajin kur niveli i vajit
është i ulët
Vendoseni veglën në dysheme me vrimën e rimbushjes
së vajit me drejtim lart. Gjithmonë konfirmoni që vegla
është e mbyllur plotësisht me shufrën e prerësit në
pozicionin e nisjes.
Lironi dhe hiqni bulonin në vrimën e rimbushjes së vajit.
Nëse niveli i vajit është i ulët, rimbusheni deri në limitin
maksimal të vrimës së rimbushjes së vajit me vajin
hidraulik të përcaktuar dhe më pas shtrëngoni bulonin.
Nëse vaji derdhet, fshijeni menjëherë vajin e tepërt.
SHËNIM:
Përdorni vetëm vaj Makita Hydraulic Oil ose
JX Nikko Nisseki Energy Super Highland #46. Mos
përdorni lloje të tjera vaji në këtë vegël. Nëse veproni
ashtu shkaktohet dëmtim i rondelave dhe pjesëve të
tjera, duke rezultuar në prishje.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual.
Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Kubat prerës
•
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.