85 ALBANIAN
►
Fig.7:
1.
Koka e prerësit
2.
Buloni i kokës
3.
Kubi
prerës H
4.
Buloni i shufrës
5.
Kubi prerës R
6.
Shufra e prerësit
1.
Hiqni bulonin e kokës dhe bulonin e shufrës nga
kubi prerës H dhe kubi prerës R duke përdorur çelësin
hekzagonal të dhënë.
2.
Hiqni çdo papastërti ose mbetje të huaj nga pikat
e instalimit të kubit prerës.
3.
Zgjidhni një çift kubash prerës që përputhen me
madhësinë e shufrës së filetuar dhe bashkoni kubin
prerës H me kokën e prerësit, dhe kokën prerëse R
me shufrën e prerësit. Pasi instalohen kubat prerës,
shtrëngoni në mënyrë të sigurt bulonin e kokës dhe
bulonin e shufrës.
VINI RE:
Duhet të ketë pak lëvizje mes kubit
prerës H dhe kubit prerës R të siguruara mirë.
Nëse nuk ka lëvizje, hiqni kubat prerës dhe
pastroni çdo papastërti apo mbetje nga pikat e
instalimit të kubit prerës.
Prerja ndërkohë që janë
instaluar kubi prerës H dhe kubi prerës R në pajisje të
ndotura ose të bllokuara mund të rezultojë në ciflosje
ose dëmtim të kubave prerës.
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
Llojet e mëposhtme
të prerjeve mund të rezultojnë në thyerje
ose fluturim tutje të kubave prerës ose
komponentëve. Duke qenë se kjo shkakton
incidente të rënda, ato prerje nuk duhet të kryhen
asnjëherë.
—
Prerja e materialeve jashtë kapacitetit të
prerjes (shikoni SPECIFIKIMET).
—
Prerja me kubat prerës që nuk përputhen me
madhësinë e shufrës së filetuar.
—
Prerja e materialeve (rrumbullake ose
katrore etj.) përveç shufrave të filetuara.
KUJDES:
Kur prisni, kontrolloni madhësinë
e shufrës së filetuar dhe gjithmonë përdorni
kuba prerës që përputhen me atë madhësi.
Nëse
madhësitë nuk përputhen, mund të ndodhë thyerja
ose dëmtimi i kubave prerës ose prishja e veglës.
►
Fig.8:
1.
Koka e prerësit
2.
Shufra e filetuar
3.
Kubi
prerës H (kub i fiksuar në kokën e prerësit)
4.
Kubi prerës R (kub lëvizës në shufrën e
prerësit)
1.
Bashkërenditni filetimet e shufrës së filetuar që do
të pritet me kanalet e kubit prerës H në kokën e prerësit.
VINI RE:
Nëse nuk bashkërenditen filetimet e
shufrës së filetuar me kanalet në kubin prerës H,
mund të rezultojë në ciflosje ose dëmtim të kubit
prerës.
2.
Tërhiqni këmbëzën e çelësit. Shufra e prerësit
lëviz përpara dhe pret shufrën e filetuar.
3.
Pasi të përfundojë prerja, vazhdoni ta mbani
poshtë këmbëzën e çelësit. Shufra e prerësit kalon në
pozicionin e plotë të përparmë të fazës.
4.
Lironi këmbëzën e çelësit. Shufra e prerësit do të
kthehet automatikisht në pozicionin e nisjes.
VINI RE:
Zëvendësojini menjëherë kubat prerës
të deformuar ose të ciflosur.
Kubat prerës të
deformuar ose të ciflosur krijojnë cifla. Gjithashtu, ata
krijojnë një ngarkesë të tepërt te vegla dhe mund të
shkaktojnë prishje të veglës.
VINI RE:
Mos i prisni shufrat e filetuara shumë
të shkurtra.
Prerja në një gjatësi më të shkurtër se
trashësia e kubave prerës (13 mm (33/64″)) mund të
ciflosin ose dëmtojnë kubat prerës.
►
Fig.9:
1.
Kubi prerës H
2.
Shufra e filetuar
3.
Kubi
prerës R
4.
Trashësia e kubit prerës (13
mm (33/64″))
5.
Gjatësia e prerjes (13 mm
(33/64″) ose më shumë)
SHËNIM:
Një shufër e filetuar e prerë duhet të
puthitet brenda një dadoje pa vështirësi. Megjithatë,
në varësi të materialit ose të precizionit (shkallës)
së shufrës së filetuar, mund të jetë e nevojshme që
të hiqen ciflat nga pikat e nisjes së filetimeve me një
limë etj. për të puthitur shufrën brenda një dadoje.
Lënia e prerjes në mes
Nëse doni që të ndaloni shufrën e prerësit në mes të
fazës dhe ta ktheni në pozicionin e nisjes, rrotullojeni
dorezën e rrumbullakët të kthimit në drejtim të kundërt
të akrepave të orës (1/2 kthimi) dhe lirojeni. Shufra e
prerësit do të kthehet në pozicionin e nisjes.
►
Fig.10:
1.
Doreza e rrumbullakët e kthimit
Kthejeni dorezën e rrumbullakët të kthimit në drejtim të
akrepave të orës për ta shtrënguar sërish për të prerë
si normalisht.
VINI RE:
Mos e ktheni dorezën e rrumbullakët
të kthimit më tej sesa nevojitet.
Kthimi i dorezës
së rrumbullakët më shumë se 1-1/2 herë në drejtim
të kundërt të akrepave të orës mund të shkaktojë
rrjedhje të vajit. Tregoni kujdes, sepse niveli i ulët i
vajit mund të shkaktojë keqfunksionim të veglës.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.