11
Instalimi ose heqja e puntos së shpimit
Fig.4
Vendosni punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni
mandrinën me dorë. Vendosni çelësin e shtrëngimit në
secilën nga tre vrimat dhe shtrëngojeni në drejtim orar.
Sigurohuni të shtrëngoni të tre vrimat e mandrinës
njësoj.
Për të hequr punton, ktheni çelësin e shtrëngimit në
drejtimin kundërorar vetëm në një vrimë, më pas lirojeni
mandrinën me dorë.
Pasi të keni përdorur çelësin e shtrëngimit, sigurohuni
që ta ktheni në pozicionin fillestar.
PËRDORIMI
Fig.5
Funksionimi i shpimit
Përdorni gjithmonë mbajtësen e sipërme ose të pasme
(dorezën ndihmëse) dhe gjatë përdorimit mbajeni
veglën fort nga mbajtësja e pasme ose e sipërme dhe
nga doreza e çelësit.
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq punton në
objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e puntos kur bëni një vrimë,
bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në vendin ku do të
shpohet. Pastaj në vendin e shënuar vendosni punton
dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.
KUJDES:
•
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të shpejtojë
shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do të dëmtojë
majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e veglës dhe
shkurton afatin e përdorimit të veglës.
•
Gjatë depërtimit të puntos në anën e kundërt të
objektit mbi vegël/majë ushtrohet një forcë e
madhe përdredhëse. Mbajeni veglën fort dhe bëni
kujdes kur puntoja fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet.
•
Një punto e ngecur mund të hiqet thjesht duke
vendosur çelësin e ndryshimit në rrotullimin e
anasjelltë për ta nxjerrë jashtë. Megjithatë, vegla
mund të dalë papritmas nëse nuk e mbani fort.
•
Siguroni gjithmonë që objektet më të vogla të
përpunohen në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
•
Shmangni shpimin në materiale ku dyshoni se
ndodhen gozhdë të fshehura ose gjëra të tjera që
mund të shtrembërojnë ose thyejnë punton.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.6
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Fig.7
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Puntot e shpimit
•
Sharrë për vrima
•
Shtojca për rregullimin e këndit
•
Çelësi i mandrinos
•
Mbajtësja 36
•
Grupi i matësit të thellësisë
•
Çelësi
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.