14
Matësi i thellësisë
Fig.7
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi uniforme. Lironi mbajtësen anësore
dhe fusni matësin e thellësisë në vrimë në bazën e
mbajtëses. Rregulloni matësin e thellësisë në thellësinë
e dëshiruar dhe shtrëngoni mbajtësen anësore.
SHËNIM:
•
Matësi i thellësisë nuk mund të përdoret në
pozicionin ku matësi i thellësisë godet trupin e
veglës.
PËRDORIMI
Mbajtja e veglës
Përdorni gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën
ndihmëse) dhe gjatë përdorimit mbajeni fort veglën nga
mbajtësja anësore dhe nga doreza e çelësit.
Funksionimi i shpimit
KUJDES:
•
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të shpejtojë
shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do të dëmtojë
majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e veglës dhe
shkurton afatin e përdorimit të veglës.
•
Gjatë depërtimit të puntos në anën e kundërt të
objektit mbi vegël/majë ushtrohet një forcë e
madhe shpuese. Mbajeni veglën fort dhe bëni
kujdes kur puntoja fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet.
•
Një punto e ngecur mund të hiqet thjesht duke
vendosur çelësin e ndryshimit në rrotullimin e
anasjelltë për ta nxjerrë jashtë. Megjithatë, vegla
mund të dalë papritmas nëse nuk e mbani fort.
•
Siguroni gjithmonë që objektet më të vogla të
përpunohen në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
•
Shmangni shpimin në materiale ku dyshoni se
ndodhen gozhdë të fshehura ose gjëra të tjera që
mund të shtrembërojnë ose thyejnë punton.
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq punton në
objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e puntos kur bëni një vrimë,
bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në vendin ku do të
shpohet. Pastaj në vendin e shënuar vendosni punton
dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Pastrimi i vrimave të ventilimit
Fig.8
Vegla dhe ventilatorët e saj duhen mbajtur pastër.
Pastrojini rregullisht vrimat e ajrit të veglës ose kurdo që
nisin të bllokohen.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e
karbonçinave dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër
duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të
Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të
Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Puntot e shpimit
•
Sharrë për vrima
•
Syze mbrojtëse
•
Mandrino shpimi pa çelësa 13
•
Çelësi i mandrinos
•
Grupi i mbajtëses
•
Matësi i thellësisë
•
Kutia mbajtëse plastike
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.