80 SHQIP
INSTALIMI
Montimi ose heqja e paketës me
rrëshqitje të baterisë (Fig. 2 & 3 & 4)
KUJDES:
Fikeni gjithmonë radion përpara se të hiqni kutinë e
baterisë.
●
Fikeni gjithmonë veglën përpara se të instaloni ose
hiqni kutinë e baterisë.
●
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e baterisë kur montoni
ose hiqni kutinë e baterisë.
●
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni gjithmonë deri në fund,
derisa të bllokohet në vend me një zhurmë kërcitëse.
●
Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme të
butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht. Instalojeni
plotësisht derisa treguesi i kuq të mos shihet. Në të
kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga radioja
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
●
Mos përdorni forcë gjatë instalimit të paketës së
baterisë. Nëse paketa nuk hyn lehtë, nuk po e futni
siç duhet.
●
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni nga radioja
ndërsa rrëshqitni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë ose ndërsa shtypni butonat në të
dy anët e kutisë.
●
Bëni kujdes që të mos zini gishtat kur të hapni dhe
mbyllni kapakun e baterisë.
Kthejeni folenë e baterisë në pozicionin e saj fillestar.
Rënia e energjisë, shtrembërimi i zërit dhe “zëri me
shkëputje” tregojnë se duhet të zëvendësoni baterinë.
Shënim:
Paketa e baterisë nuk mund të karikohet përmes
përshtatësit të rrymës AC që keni marrë.
Montimi ose heqja e kutisë së baterisë
me module (Fig. 2 & 5)
KUJDES:
Fikeni gjithmonë radion përpara se të hiqni kutinë e
baterisë.
●
Për të vendosur kutinë e baterisë bashkoni gjuhëzën
e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur.
●
Për të hequr kutinë e baterisë, nxirreni baterinë nga
terminali ndërsa shtypni butonat në pjesën anësore
të kutisë.
Kthejeni folenë e baterisë në pozicionin e saj fillestar.
Rënia e energjisë, shtrembërimi i zërit dhe “zëri me
shkëputje” tregojnë se duhet të zëvendësoni baterinë.
Shënim:
Paketa e baterisë nuk mund të karikohet përmes
përshtatësit të rrymës AC që keni marrë.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive (Fig. 6 & 7)
1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Vetë për kutitë e baterive me rrëshqitje me tregues
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Kapaciteti i mbetur
i baterisë
E ndezur
E fikur
Pulsuese
75% ~ 100%
50% ~ 75%
25% ~ 50%
0% ~ 25%
(Vetëm për kutitë e baterive LXT)
Karikojeni baterinë
(Vetëm për kutitë e baterive LXT)
Bateria
mund të ketë
keqfunksionuar
SHËNIM:
●
Në varësi të kushteve të përdorimit dhe të
temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
●
Llamba e parë e treguesit (në fund majtas) do të
pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është në
punë. (Vetëm për kutitë e baterive LXT)
Instalimi i antenës në formë shufre të
lakuar (Fig. 2 & 8)
Instaloni antenën në formë shufre të lakuar siç tregohet
në figurë.
Shënim:
Në dhomëzën e baterisë ka një vend posaçërisht për
ruajtjen e antenës së hequr.
Përdorimi i përshtatësit të dhënë të
rrymës AC (Fig. 9)
Hiqni mbrojtësin prej gome dhe futni spinën e ushqyesit
në prizën e rrymës së vazhduar në pjesën e përparme
të radios.
Futeni përshtatësin në një dalje standarde prize.
Sa herë që përdoret përshtatësi, paketa e baterisë
shkëputet automatikisht.
Përshtatësi AC duhet të shkëputet nga furnizimi me
rrymë kur nuk është në përdorim.