97 SHQIP
njëri terminal tek tjetri. Krijimi i lidhjes së shkurtër
ndërmjet terminaleve të baterisë mund të shkaktojë
shkëndija, djegie ose zjarr.
10. Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqe të
tokëzuara siç janë tubat, radiatorët, sobat dhe
frigoriferët. Ka rrezik më të madh goditjeje elektrike
nëse trupi juaj tokëzohet.
11. Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria;
shmangni kontaktin. Nëse aksidentalisht ndodh
kontakt, shpëlani me ujë vendin e kontaktit.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe
ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria mund të
shkaktojë acarim ose djegie.
12. Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që
është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
13. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën në
zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme. Ekspozimi
ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130°C mund të
shkaktojë shpërthim.
14. Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos
e karikoni kutinë e baterisë ose veglën jashtë
kufijve të temperaturës të specifikuar te udhëzimet.
Karikimi i pasaktë ose në temperatura jashtë kufijve
të specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë
rrezikun e zjarrit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME
RREGULLA SPECIFIKE
SIGURIE PËR PAKETËN E
BATERISË
1. Përpara se ta përdorni paketën e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) karikuesi i baterisë, (2) bateria
dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2. Mos e hiqni paketën e baterisë.
3. Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë
të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.
Kjo gjë mund të rezultojë në humbje të shikimit.
5. Mos bëni lidhje të shkurtër me paketën e baterisë:
(1) Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e paketës së baterisë në
një kuti me objekte të tjera metalike, si gozhdë,
monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni paketën e baterisë në ujë
ose shi. Qarku i shkurtër i baterisë mund të
shkaktojë qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
6. Mos e ruani pajisjen dhe paketën e baterisë në
vende ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë
50°C (122°F).
7. Mos e digjni paketën e baterisë, edhe nëse është
shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Paketa e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
8. Mos e shponi, pritni, shtypni, hidhni apo rrëzoni
kutinë e baterisë apo ta goditni kutinë e baterisë
me një objekt të fortë. Një sjellje e tillë mund të
shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
9. Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Për së shmangur rrezikun, duhet të lexohet përpara
përdorimit manuali i baterisë zëvendësuese. Dhe
rryma maksimale e shkarkimit të baterisë duhet të
jetë më e madhe ose e barabartë me 8A.
11. Bateritë e përfshira të litiumit, iu nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme.
12. Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni atë nga vegla
dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni rregulloret
lokale rreth asgjësimit të baterisë.
13.
Përdorini bateritë vetëm me produktet e specifikuara
nga Makita. Instalimi i baterive në produkte të
papajtueshme mund të rezultojë në zjarr, nxehtësi
të lartë, shpërthim ose rrjedhje të elektroliteve.
14. Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të gjatë
kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.
15. Gjatë dhe pas përdorimit, kutia e baterisë mund të
nxehet, gjë që mund të shkaktojë djegie ose djegie
në temperaturë të ulët.
16. Mos prekni terminalin e veglës menjëherë pas
përdorimit pasi mund të nxehet aq shumë sa të
shkaktojë djegie.
17. Mos lejoni që grumbullimin e ashklave, pluhurave
ose papastërtive në terminalet, vrimat ose kanalet e
kutisë së baterisë. Kjo mund të shkaktojë rendiment
të ulët ose dëmtim të veglës ose të kutisë së
baterisë.
18. Përveç kur vegla e mbështet përdorimin pranë
linjave elektrike me voltazh të lartë, mos e përdorni
kutinë e baterisë pranë linjave elektrike me voltazh
të lartë. Kjo mund të shkaktojë një defekt ose
dëmtim të veglës ose të kutisë së baterisë.
19. Mbajeni baterinë larg fëmijëve.
KUJDES:
●
Rrezik shpërthimi nëse bateria zëvendësohet në
mënyrë të pasaktë.
●
Zëvendësojeni vetëm me një lloj të njëjtë ose të
ngjashëm.
●
Përdorni vetëm bateri origjinale Makita. Përdorimi
i baterive jo-origjinale Makita ose baterive që
mund të jenë modifikuar, mund të rezultojë në
Содержание DMR108N
Страница 2: ...2 1 A B C D G F H I E 4 5 1 2 3 7 8 9 10 12 13 11 14 15 16 6 17 17 17 18 ...
Страница 3: ...3 1 2 1 2 2 4 6 7 3 5 LXT LXT CXT CXT ...
Страница 4: ...4 5 14 8 10 9 ...