50 SHQIP
11. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën në zjarr
ose ndaj temperaturave ekstreme. Ekspozimi ndaj
zjarrit ose temperaturave mbi 130°C (266°F) mund të
shkaktojë shpërthim.
12. Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos e
karikoni kutinë e baterisë ose veglën jashtë kufijve
të temperaturës të specifikuar te udhëzimet. Karikimi
i pasaktë ose në temperatura jashtë kufijve të
specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë
rrezikun e zjarrit.
13. Mos e përdorni produktin me volum të lartë për një
periudhë të gjatë kohe. Për të shmangur dëmtimin e
dëgjimit, përdoreni produktin me nivel volumi mesatar.
14. (Vetëm për produktet me ekran LCD) Ekranet LCD
përmbajnë lëngje që mund të shkaktojnë irritim dhe
helmim. Nëse lëngu ju bie në sy, shpëlajeni me ujë
dhe telefononi mjekun.
15. Mos e ekspozoni produktin ndaj shiut ose kushteve
me lagështirë. Uji që hyn në produkt mund të rrisë
rrezikun e goditjeve elektrike.
16.
Ky produkt nuk është prodhuar për t’u përdorur nga
persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara
fizike, ndijore ose mendore, ose të cilëve u mungon
përvoja dhe njohuria, nëse nuk janë nën mbikëqyrje
ose udhëzuar për përdorimin e këtij produkti nga një
person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet
të mbikëqyren për t’u siguruar se nuk luajnë me
produktin. Ruajeni produktin larg fëmijëve.
RUAJINI KËTO UDHËZIME
RREGULLA SPECIFIKE
SIGURIE PËR PAKETËN E
BATERISË
1. Përpara se ta përdorni paketën e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) karikuesi i baterisë, (2) bateria
dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2. Mos e hiqni paketën e baterisë.
3. Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë mase,
ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund të rezultojë në
rrezik mbinxehjeje, djegie të mundshme, madje edhe
shpërthim.
4. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë
të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.
Kjo gjë mund të rezultojë në humbje të shikimit.
5. Mos bëni lidhje të shkurtër me paketën e baterisë:
(1) Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e paketës së baterisë në
një kuti me objekte të tjera metalike, si gozhdë,
monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni paketën e baterisë në ujë ose
shi. Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje,
djegie të mundshme dhe madje prishje.
6. Mos e ruani pajisjen dhe paketën e baterisë në vende
ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë 50°C
(122°F).
7. Mos e digjni paketën e baterisë, edhe nëse është
shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Paketa e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
8. Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9. Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Për së shmangur rrezikun, duhet të lexohet përpara
përdorimit manuali i baterisë zëvendësuese.
11. Bateritë e përfshira të litiumit, iu nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta, agjentë
të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa specifike mbi
paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale të
rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu rregulloret me
gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të tillë
që të mos lëvizë në paketim.
12. Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni atë nga vegla
dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni rregulloret
lokale rreth asgjësimit të baterisë.
13. Përdorini bateritë vetëm me produktet e specifikuara
nga Makita. Instalimi i baterive në produkte të
papajtueshme mund të rezultojë në zjarr, nxehtësi
të lartë, shpërthim ose rrjedhje të elektroliteve. Nëse
vegla nuk është përdorur për një kohë të gjatë, bateria
duhet të hiqet nga vegla.
14. Nëse vegla nuk është përdorur për një kohë të gjatë,
bateria duhet të hiqet nga vegla.
15. Mos lejoni që grumbullimin e ashklave, pluhurave ose
papastërtive në terminalet, vrimat ose kanalet e kutisë
së baterisë. Kjo mund të shkaktojë rendiment të ulët
ose dëmtim të veglës ose të kutisë së baterisë.
16. Mbajeni baterinë larg fëmijëve.
17. Gjatë dhe pas përdorimit, kutia e baterisë mund të
nxehet, gjë që mund të shkaktojë djegie ose djegie në
temperaturë të ulët.
18. Mos prekni terminalin e veglës menjëherë pas
përdorimit pasi mund të nxehet aq shumë sa të
shkaktojë djegie.
19. Përveç kur vegla e mbështet përdorimin pranë linjave
elektrike me voltazh të lartë, mos e përdorni kutinë e
baterisë pranë linjave elektrike me voltazh të lartë. Kjo
mund të shkaktojë një defekt ose dëmtim të veglës
ose të kutisë së baterisë.
Содержание DMR055
Страница 2: ...2 1 1 3 4 2 11 12 6 7 8 9 5 10 E A B C D LCD Display ...
Страница 3: ...3 2 4 3 1 2 LXT ...