121 Shqip
• Bëni që shërbimi të kryhet nga një riparues i kualifikuar
duke përdorur vetëm pjesë këmbimi identike. Kjo
siguron që siguria e produktit të ruhet.
• Mos modifikoni ose të përpiqeni të rregulloni pajisjen
apo paketën e baterisë, përveç siç tregohet në
udhëzimet për përdorim dhe kujdes.
15. Udhëzime të rëndësishme të sigurisë për baterinë.
• Para se të përdorni baterinë, lexoni të gjitha udhëzimet
dhe shenjat paralajmëruese mbi (1) karikuesin e
baterisë, (2) baterinë dhe (3) produktin që përdor
baterinë.
• Mos e çmontoni ose ndërhyni te bateria. Kjo mund të
shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
• Nëse koha e funksionimit është bërë shumë më e
shkurtër, ndaloni menjëherë punën. Mund të rezultojë
në rrezik të mbinxehjes, djegie të mundshme, madje
edhe në shpërthim.
• Nëse elektrolitet futet në sytë tuaj, shpëlajini me ujë të
pastër dhe menjëherë kërkoni kujdes mjekësor. Mund
të rezultojë në humbjen e shikimit tuaj.
• Mos bëni qark të shkurtër me baterinë.
• Mos e mbani dhe mos e përdorni veglën dhe baterinë
në vende ku temperatura mund të arrijë ose të
tejkalojë 50 °C (122 °F).
• Mos e baterinë edhe nëse është dëmtuar rëndë
ose është konsumuar plotësisht. Bateria mund të
shpërthejë në zjarr.
• Mos e shponi, prisni, shtypni, hidhni, rrëzoni baterinë
dhe mos e përplasni baterinë me një objekt të fortë.
Një sjellje e tillë mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të
lartë ose shpërthim.
• Mos përdorni një bateri të dëmtuar.
• Bateritë me jone litiumi u nënshtrohen kërkesave të
legjislacionit për mallrat e rrezikshme. Për transporte
tregtare p.sh. nga palë të treta, agjentët transporti,
duhet të respektohet kërkesa e veçantë për paketimin
dhe etiketimin. Për përgatitjen e transportimit të
artikullit, kërkohet konsultimi me një ekspert për
materiale të rrezikshme. Ju lutemi respektoni rregullat
kombëtare ndoshta më të detajuara. Ngjisni me shirit
ngjitës ose mbuloni kontaktet e hapura dhe paketoni
baterinë në atë mënyrë që të mos lëvizë në paketim.
• Përdorni bateritë vetëm me produktet e specifikuara
nga Makita. Instalimi i baterive në produkte jo në
përputhje mund të rezultojë në zjarr, mbinxehje,
shpërthim ose rrjedhje të elektrolitit.
• Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë kohore të
gjatë, bateria duhet të hiqet nga vegla.
• Gjatë dhe pas përdorimit, bateria mund të nxehet, gjë
që mund të shkaktojë djegie nga temperatura e lartë
ose edhe e ulët. Tregoni kujdes gjatë manovrimit të
baterive të nxehta.
• Mos e prekni terminalin e veglës menjëherë pas
përdorimit pasi mund të nxehet sa të shkaktojë djegie.
• Mos lejoni ashkla, pluhura ose dhera të mbetura në
terminale, vrima dhe kanale të baterisë. Kjo mund të
shkaktojë rendiment të ulët ose shkatërrim të veglës
ose baterisë.
• Përveçse nëse vegla mbështet përdorimin në afërsi
të linjave elektrike me voltazh të lartë, mos e përdorni
baterinë në afërsi të linjave elektrike me voltazh të
lartë. Kjo mund të shkaktojë defekt ose shkatërrim të
veglës ose baterisë.
• Mbajeni baterinë larg nga fëmijët.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
KUJDES:
Përdorni vetëm bateri origjinale Makita.
Përdorimi i baterive jo origjinale Makita ose baterive
që janë ndryshuar, mund të rezultojë në shpërthimin
e baterisë duke shkaktuar zjarr, lëndim personal dhe
dëmtim. Gjithashtu do të anulojë garancinë e Makita
për veglën dhe karikuesin Makita.
16. Këshilla për ruajtje të jetëgjatësisë maksimale të
baterisë.
• Karikoni baterinë para se të shkarkohet plotësisht.
Ndaloni gjithmonë përdorimin e veglës dhe karikoni
baterinë kur vini re një ulje të fuqisë së veglës.
• Asnjëherë mos karikoni një bateri të karikuar
plotësisht.
Mbikarikimi shkurton jetëgjatësinë e shërbimit të
baterisë.
• Karikoni baterinë në temperaturën e dhomës në
10 °C - 40 °C (50 °F - 104 °F). Lëreni që bateria e
nxehtë të ftohet para se ta karikoni.
• Kur nuk e përdorni baterinë, hiqeni atë nga vegla ose
karikuesi.
• Karikoni baterinë nëse nuk e përdorni për një periudhë
të gjatë (më shumë se gjashtë muaj).
PËRSHKRIMI FUNKSIONAL
KUJDES:
Gjithmonë sigurohuni që pajisja të jetë e fikur dhe
bateria të jetë hequr përpara se ta rregulloni ose
kontrolloni funksionin në pajisje.
Instalimi ose heqja e baterisë (Fig. 2)
KUJDES:
Gjithmonë çaktivizoni pajisjen para se të instaloni ose
heqni kartucën e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort pajisjen dhe baterinë kur instaloni ose
hiqni baterinë.
Mosmbajtja fort e pajisjes dhe baterisë mund të bëjë
që të rrëshqasin nga duart tuaja dhe të rezultojë në
dëmtimin e pajisjes dhe baterisë si dhe në lëndim
personal.
Për të instaluar baterinë, përputheni gjuhëzën e baterisë
me kanalin e kasës dhe vendoseni me rrëshqitje. Futeni
deri në fund derisa të bllokohet në vend me një klikim të
vogël. Nëse mund ta shihni treguesin e kuq siç tregohet
në figurë, ai nuk është i kyçur plotësisht.
Për të hequr baterinë, rrëshqiteni atë nga pajisja ndërsa
rrëshqitni butonin në pjesën e përparme të baterisë.
KUJDES:
Gjithmonë instaloni baterinë mirë derisa treguesi i kuq
të mos shihet. Nëse jo, mund të bjerë aksidentalisht
nga pajisja, duke shkaktuar lëndimin tuaj ose të dikujt
përreth jush.
KUJDES:
Mos instaloni baterinë me forcë: Nëse bateria nuk
rrëshqet lehtë, nuk po futet siç duhet.
Содержание DML818
Страница 2: ...12 1 2 3 4 5 6 7 8 9 11 10 180 90 13 Fig 1 Fig 4 Fig 6 Fig 7 Fig 5 Fig 2 Fig 3...
Страница 3: ...21 22 21 22 19 20 18 14 15 16 16 17 23 23 Fig 10 Fig 12 Fig 13 Fig 11 Fig 8 Fig 9...
Страница 45: ...45 Ni MH Li ion UV IR 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14...
Страница 46: ...46 130 C 265 F 15 1 2 3 50 C 122 F Makita Makita Makita Makita 16 10 C 40 C 50 F 104 F Fig 2...
Страница 48: ...48 Fig 9 Fig 10 Fig 11 Fig 12 Fig 13 LED Makita Makita Makita Makita Makita...
Страница 80: ...80 Ni MH Li ion 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 130 C 265 F...
Страница 81: ...81 15 1 2 3 50 C 122 F c Makita Makita Makita 16 10 40 C 50 104 F Fig 2...
Страница 83: ...83 Fig 10 Fig 11 Fig 12 Fig 13 Makita Makita Makita Makita Makita...
Страница 105: ...105 Ni MH Li ion 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 130 C 265 F...
Страница 106: ...106 15 1 2 3 50 C 122 F Makita Makita Makita Makita Makita 16 10 C 40 C 50 F 104 F Fig 2...
Страница 107: ...107 Fig 3 75 100 50 75 25 50 0 25 1 2 3 Makita Fig 4 1 2 Fig 5 fig 4 Fig 6 Fig 7 45 90 180 0 180 Fig 8...
Страница 108: ...108 Fig 9 Fig 10 Fig 11 Fig 12 Fig 13 Makita Makita Makita Makita Makita...
Страница 125: ...125 Ni MH Li ion UV IR 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 130 C 265 F...
Страница 126: ...126 15 1 2 3 50 C 122 F Makita Makita Makita Makita Makita 16 10 C 40 C 50 F 104 F Fig 2...
Страница 127: ...127 Fig 3 75 100 50 75 25 50 0 25 1 2 3 Makita Fig 4 1 2 Fig 5 fig 4 Fig 6 Fig 7 45 90 180 0 180...
Страница 128: ...128 Fig 8 Fig 9 Fig 10 Fig 11 Fig 12 Fig 13 Makita Makita Makita Makita Makita...
Страница 135: ...135 Ni MH Li ion UV IR 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 130 C 265 F...
Страница 136: ...136 15 1 2 3 50 C 122 F Makita Makita Makita Makita Makita 16 10 C 40 C 50 F 104 F Fig 2...
Страница 138: ...138 Fig 9 Fig 10 Fig 11 Fig 12 Fig 13 LED Makita Makita Makita Makita Makita...
Страница 140: ...140 Ni MH Li ion 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 130 C 265 F...
Страница 141: ...141 15 1 2 3 50 C 122 F 16 10 C 40 C 50 F 104 F Fig 2...
Страница 143: ...143 Fig 10 Fig 11 Fig 12 Fig 13 LED...
Страница 150: ...150 Ni MH Li ion UV IR 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 130 C 265 F...
Страница 151: ...151 15 1 2 3 50 C 122 F Makita Makita Makita Makita Makita 16 10 C 40 C 50 F 104 F Fig 2...