27 SHQIP
Veprimi i ndërrimit
Për ta ndezur veglën, shtypni butonin e bllokimit/zhbllokimit.
Vegla ndizet në regjimin e gatishmërisë. Për ta ndezur veglën,
tërhiqni këmbëzën e çelësit në regjimin e gatishmërisë.
Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë në këmbëzën e
çelësit. Lëshojeni këmbëzën e çelësit për ta ndalur veglën. Vegla
ndizet në regjimin e gatishmërisë. Për të fikur veglën, shtypni
butonin e bllokimit/zhbllokimit fikjes në regjimin e gatishmërisë.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni këmbëzën e
çelësit në regjimin e gatishmërisë dhe më pas shtypni
butonin e bllokimit. Për ta ndaluar veglën, tërhiqni
plotësisht këmbëzën e çelësit dhe pastaj lëshojeni.
►
Fig.4:
1.
Butoni i bllokimit/zhbllokimit
2.
Butoni i
bllokimit
3.
Këmbëza e çelësit
SHËNIM:
Nëse vegla lihet 10 sekonda pa u përdorur
në regjim gatishmërie, vegla fiket automatikisht dhe
llamba fiket.
SHËNIM:
Butoni i bllokimit/zhbllokimit nuk është i
disponueshëm gjatë kohës që vegla është në punë.
Ndezja e llambës së përparme
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Për ta ndezur llambën, shtypni butonin e bllokimit/
zhbllokimit. Për ta fikur llambën, shtypni sërish butonin
e bllokimit/zhbllokimit.
►
Fig.5:
1.
Llamba
VINI RE:
Kur vegla mbinxehet, llamba pulson.
Lëreni veglën që të ftohet plotësisht përpara se ta
përdorni sërish.
SHËNIM:
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë papastërtitë
nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos gërvishtni lentet e
llambës, në të kundërt ajo do të ulë ndriçimin.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
►
Fig.6:
1.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
Shpejtësia e veglës mund të rregullohet duke rrotulluar
diskun e rregullimit të shpejtësisë. Mund të caktoni
shpejtësinë më të lartë në 5 dhe shpejtësinë më të ulët në 1.
Referojuni tabelës për të përzgjedhur shpejtësinë e duhur
për materialin që do të pritet. Megjithatë, shpejtësia e
përshtatshme mund të ndryshojë sipas llojit ose trashësisë së
materialit. Në përgjithësi shpejtësia më e lartë ju lejon që t’i
prisni materialet më shpejt, por në këtë mënyrë jetëgjatësia e
shërbimit të tehut të sharrës për punime në forma do të ulet.
Materiali i punës
Numri
Dru
4 - 5
Çelik i butë
3 - 5
Inoks
3 - 4
Alumin
3 - 5
Plastikë
1 - 4
VINI RE:
Disku rregullues i shpejtësisë mund
të kthehet vetëm deri në 5 dhe sërish në 1. Mos
ushtroni forcë pas 5 ose 1, ose funksioni i rregullimit
të shpejtësisë mund të mos funksionojë më.
Funksioni elektronik
Vegla është e pajisur me funksione elektronike për
përdorim të lehtë.
Nisja e butë
Funksioni i nisjes së butë minimizon tronditjen gjatë
nisjes dhe bën që vegla të niset pa probleme.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Kontrolli elektronik i shpejtësisë për të përftuar
një shpejtësi konstante. Është e mundur marrja e
rezultateve të mira, sepse shpejtësia e rrotullimit
mbahet konstante, madje edhe në kushte kur vegla
është e ngarkuar.
Rrotullim i butë pa ngarkesë
Për të reduktuar dridhjen dhe për të bashkërenditur
fletën e sharrës për punime në forma me vijën e prerjes
lehtësisht, vegla redukton automatikisht shpejtësinë
e rrotullimit derisa vegla të nisë prerjen e materialit
të punës kur disku i rregullimit të shpejtësisë është
vendosur në pozicionin 2 ose më shumë. Pasi vegla
të nisë prerjen e materialit të punës, shpejtësia e
veglës arrin në shpejtësinë e paracaktuar dhe e ruan
shpejtësinë derisa vegla të ndalojë.
SHËNIM:
Kur temperatura është e ulët, ky funksion
mund të mos jetë i disponueshëm.
Aktivizimi ose çaktivizimi i funksionit të
rrotullimit të butë pa ngarkesë
Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e rrotullimit
të butë pa ngarkesë, ndiqni hapat e mëposhtëm.
1.
Sigurohuni që vegla të jetë e fikur.
2.
Vendoseni diskun e rregullimit të shpejtësisë në
“1”.
3.
Shtypni butonin e bllokimit/zhbllokimit për të
ndezur veglën.
4.
Vendosni diskun e rregullimit të shpejtësisë në “5”
duke e rrotulluar atë dhe më pas vendoseni në “1” duke
e kthyer prapa.
Llamba pulson dy herë për të treguar se është
çaktivizuar funksioni i rrotullimit pa ngarkesë. Për
ta aktivizuar sërish këtë funksion, kryeni të njëjtën
procedurë sërish.
SHËNIM:
Nëse funksioni i rrotullimit të butë pa
ngarkesë çaktivizohet, llamba pulson dy herë kur
vegla fiket.
SHËNIM:
Gjithashtu mund ta aktivizoni ose
çaktivizoni funksionin e rrotullimit pa ngarkesë duke
ndryshuar diskun e rregullimit të shpejtësisë nga “5”
në “1” dhe duke e ndryshuar nga “1” në “5”.
Freni elektrik
Kjo vegël është pajisur me fren elektrik. Nëse vegla
vazhdimisht nuk arrin të ndalojë me shpejtësi pasi
lëshohet këmbëza e çelësit, dërgojeni veglën për
shërbim te një qendër shërbimi Makita.
Содержание DJV184RFJ
Страница 2: ...2 1 2 3 Fig 1 1 2 Fig 2 1 Fig 3 1 2 3 Fig 4 1 Fig 5 1 Fig 6 1 3 2 Fig 7 ...
Страница 3: ...3 1 2 3 Fig 8 1 2 3 Fig 9 1 Fig 10 2 1 Fig 11 Fig 12 3 2 1 Fig 13 2 1 Fig 14 ...
Страница 4: ...4 3 2 1 Fig 15 Fig 16 Fig 17 Fig 18 1 Fig 19 1 Fig 20 ...
Страница 5: ...5 1 Fig 21 1 2 Fig 22 Fig 23 1 Fig 24 1 2 4 3 Fig 25 1 Fig 26 2 6 5 4 1 3 Fig 27 1 2 Fig 28 ...
Страница 6: ...6 1 2 Fig 29 1 2 3 Fig 30 3 2 1 Fig 31 ...
Страница 90: ...90 ...
Страница 91: ...91 ...