10
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë në kuti
me objekte të tjera metalike, si gozhdë,
monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë ose
shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë qarkullim
të madh të rrymës elektrike, mbinxehje, djegie të
mundshme dhe madje prishje.
10. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë
të pastër dhe kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
Kjo mund sjellë humbje të shikimit.
11. Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose godisni baterinë.
12. Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është shumë
e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht. Kutia e
baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
KUJDES:
1. Kur vegla nuk është në përdorim, gjithmonë fikeni dhe
hiqni kutinë e baterisë.
2. Mos e ruani veglën dhe kutinë e baterisë në vende ku
temperatura mund të arrijë ose të tejkalojë 50 °C
(122 °F).
3. Mos ushtroni forcë mbi vegël duke e rrëzuar, goditur
etj.
4. Mos i ekspozoni vazhdimisht sytë te drita. Ky veprim
mund t’i dëmtojë.
5. Mos e mbuloni ose bllokoni pajisjen ndriçuese me
rrobë, karton etj. Mbulimi ose bllokimi i saj mund të
shkaktojë zjarr.
6. Mos e çmontoni ngarkuesin ose kutinë e baterisë; kur
nevojitet ndërhyrje ose riparim, çojeni veglën te një
specialist. Rimontimi jo i saktë mund të shkaktojë një
rrezik shoku elektrik ose zjarri.
7. Përdorini veglat vetëm me paketat e baterisë me
synim të përcaktuar. Përdorimi i paketave të tjera të
baterisë mund të paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
8. Nëse koha e përdorimit është shkurtuar së tepërmi,
ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund të rezultojë në
rrezik mbinxehjeje, djegieje të mundshme, madje
edhe shpërthim.
9. Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Nëse hasni ndonjë problem, kontaktoni me shitësin
ose qendrën më të afërt të shërbimit Makita. Për të
ruajtur sigurinë dhe parrezikshmërinë e produktit,
riparimet, mirëmbajtjet dhe rregullimet duhet të kryhen
nga një qendër e autorizuar shërbimi Makita.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
1. Ngarkojeni kutinë e baterisë përpara se të shkarkohet
plotësisht.
Gjithmonë ndaloni përdorimin e veglës dhe ngarkoni
kutinë e baterisë kur vëreni se vegla ka më pak fuqi.
2. Mos e ringarkoni asnjëherë kutinë e baterisë e
ngarkuar plotësisht.
Mbingarkimi shkurton jetëgjatësinë e shërbimit të
baterisë.
3. Ngarkojeni kutinë e baterisë në temperaturën e
dhomës 10 °C-40 °C (50 °F-104 °F). Lëreni kutinë e
nxehtë të baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni.
4. Ngarkojeni kutinë e baterisë një herë në gjashtë muaj,
nëse nuk e përdorni për një kohë të gjatë.
PËRSHKRIMI I PUNËS
Ngarkimi
Përpara se ta përdorni veglën, ngarkojeni kutinë e
baterisë me ngarkuesin Makita.
Vendosja ose heqja e kutisë së baterisë
(Fig. 1)
KUJDES:
• Fikeni gjithmonë veglën përpara se të instaloni ose
hiqni kutinë e baterisë.
• Mbajeni fort veglën dhe kutinë e baterisë kur montoni
ose hiqni kutinë e baterisë. Mosmbajtja fort e veglës
dhe e kutisë së baterisë mund të bëjë që t’ju rrëshqasin
nga duart dhe të shkaktojë dëmtim të veglës dhe të
kutisë së baterisë, si dhe lëndim personi.
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqitni butonin në pjesën e përparme të kutisë
së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të
kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin
e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk është bllokuar
plotësisht.
KUJDES:
• Gjithmonë montojeni kutinë e baterisë plotësisht,
derisa treguesi i kuq të mos shihet. Në të kundërt, ajo
mund të bjerë aksidentalisht nga vegla, duke ju lënduar
ju ose personat përreth.
• Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë. Nëse kutia
nuk hyn me lehtësi, nuk po e futni siç duhet.
Afishimi i kapacitetit të mbetur të baterisë
(Vetëm për kuti baterie me shkronjën “B” në fund të numrit
të modelit.)
(Fig. 2)
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për të
afishuar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për disa sekonda.
Содержание DEADML802
Страница 2: ...2 1 2 3 4 5 6 2 3 1 4 5 6 7 8 7 8 ...