![Makita CF001G Скачать руководство пользователя страница 180](http://html.mh-extra.com/html/makita/cf001g/cf001g_instruction-manual_226038180.webp)
180 SHQIP
PËRDORIMI
Ndezja / ndalimi i ventilatorit
Shtypni butonin e energjisë për të ndezur ventilatorin.
Shtypni butonin e energjisë sërish për të fikur
ventilatorin.
Ndryshimi i shpejtësisë së erës
Shtypni butonin e ndryshimit të shpejtësisë së erës
ndërkohë që ventilatori është në funksionim. Shpejtësia
e erës rritet sa herë që shtypni butonin. Shpejtësia e
erës do të kthehet në shpejtësinë më të ulët kur punon
në shpejtësinë më të lartë. Ventilatori me bateri do të
ndizet në të njëjtën shpejtësi si cilësimi i mëparshëm.
►
Fig.5:
1.
Butoni i ndërrimit të shpejtësisë së erës
Rregullimi i këndit të kokës së ventilatorit
Këndi i kokës së ventilatorit mund të rregullohet manualisht. Kufijtë e rregullueshëm të kokës së ventilatorit janë siç
tregohet në figurë.
►
Fig.6
VINI RE:
Mos e rrotulloni kokën e ventilatorit përtej kufijve të rregullueshëm.
Lëvizja e kokës së ventilatorit
KUJDES:
Kur rrotulloni kokën e ventilatorit,
mbajini pengesat larg nga kufijtë e lëvizjes së kokës
së ventilatorit. Ventilatori me bateri mund të shtyhet
dhe të bjerë nga lëvizja.
KUJDES:
Mos e ndaloni lëvizjen duke mbajtur
kokën e ventilatorit. Gjithmonë shtypni butonin e
lëvizjes për ta ndaluar.
Shtypni butonin e lëvizjes për të lëvizur kokën e
ventilatorit. Shtypni sërish butonin për të ndaluar
lëvizjen. Koka e ventilatorit fillon të lëvizë nga pozicioni
aktual kur shtypet butoni i lëvizjes. Koka e ventilatorit
lëviz në kufij prej 90 gradësh.
►
Fig.7:
1.
Butoni i lëvizjes
SHËNIM:
Në varësi të pozicionit të kokës së
ventilatorit, koka e ventilatorit nuk mund të lëvizë pasi
shtypet butoni i lëvizjes për shkak të mekanizmit të
lëvizjes.
Kohëmatësi i fikjes automatike
Shtypni butonin e kohëmatësit të fikjes automatike
ndërkohë që ventilatori është në funksionim.
Kohëzgjatja për të aktivizuar kohëmatësin e fikjes
automatike ndryshon sa herë që shtypni butonin (1
orë / 2 orë / 4 orë / fikur). Numri poshtë çdo treguesi
të kohëmatësit të fikjes automatike shfaq orën(t)
e mbetur(a) për të fikur ventilatorin. Treguesi i
kohëmatësit të fikjes automatike do të fiket me kohën.
►
Fig.8:
1.
Butoni i kohëmatësit të fikjes automatike
SHËNIM:
Në varësi të llojit të kutisë së baterisë
dhe të kapacitetit të mbetur, kohëmatësi i fikjes
automatike mund të aktivizohet më herët se koha e
caktuar.
Përdorimi i përshtatësit AC
PARALAJMËRIM:
Asnjëherë mos e përdorni
pajisjen kur kordoni ose priza është e dëmtuar.
PARALAJMËRIM:
Mos e prekni prizën me duar
të lagura ose me yndyrë.
PARALAJMËRIM:
Mos e lini përshtatësin AC të
shkëputur nga pajisja ndërkohë që furnizohet energji
nga rryma. Fëmijët e vegjël mund ta fusin në gojë
spinën me energji dhe mund të shkaktohen lëndime.
PARALAJMËRIM:
Mos e fusni në gojë spinën
ose kordonin me rrymë. Duke vepruar kështu mund të
shkaktoni goditje elektrike.
Futni spinën 15V DC të përshtatësit AC në folenë 15V
DC dhe më pas fusni fishat e AC në furnizimin e rrymës
së rrjetit. Sigurohuni që vlerësimi i tensionit të furnizimit
të rrymës së rrjetit t’i korrespondojë atij të përshtatësit.
►
Fig.9
SHËNIM:
Pasi të lidhet përshtatësi AC, pajisjes mund
t’i duhen 3–5 sekonda për t’u lidhur.
SHËNIM:
Përshtatësi mund të lëshojë kërcitje gjatë
përdorimit të tij për furnizim me energji. Kjo nuk
ndikon në përdorimin normal.
SHËNIM:
Edhe kur përdoret në regjimin e energjisë
DC, pajisja kalon automatikisht në regjimin e
energjisë AC kur është e lidhur.
SHËNIM:
Kur ventilatori me bateri e ndryshon
regjimin e energjisë nga DC në AC dhe anasjelltas,
shpejtësia e erës mund të ndryshojë përkohësisht.
SHËNIM:
Përshtatësi AC nuk e karikon baterinë e
futur në pajisje.
Содержание CF001G
Страница 2: ...1 3 2 4 6 5 7 8 9 Fig 1 1 3 2 Fig 2 Fig 3 1 2 Fig 4 1 Fig 5 2 ...
Страница 3: ...90 90 90 45 Fig 6 1 Fig 7 1 Fig 8 Fig 9 1 Fig 10 3 ...
Страница 4: ...4 1 Fig 11 Fig 12 ...