13
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
•
Përpara se të lidhni veglën me korrentin,
sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur.
Për të ndezur veglën shtypni anën “I (ON)” (ndezur) të
çelësit. Për ta ndaluar shtypni anën “O (OFF)” (fikur) të
çelësit.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
Për model BO5031
Fig.2
Shpejtësia e veglës mund të rregullohet pafund nga
4000 deri në 12 000 trajektore për minutë duke
rrotulluar diskun e rregullimit. Kur disku rrotullohet në
drejtim të numrit 5 përftohet një shpejtësi më e lartë; kur
disku rrotullohet në drejtim të numrit 1, përftohet një
shpejtësi më e ulët.
Referojuni figurës për marrëdhënien ndërmjet
parametrave të numrave në diskun e rregullimit të
shpejtësisë dhe llojit të punës.
Tipi A: Për lëmim
Tipi B: Për smerilim përfundimtar
Tipi C: Për smerilim të rregullt
1
2
3
Vendosja e diskut
Rrotullime për minutë
4000
12 000
4
5
A
B
C
003291
SHËNIM:
•
Figura tregon aplikimet standarde. Ato mund të
ndryshojnë në kushte të caktuara.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e diskut abraziv
Fig.3
Për të instaluar diskun abraziv, në fillim hiqni papastërtitë
ose mbetjet e huaja nga pllaka. Më pas hiqni letrën
mbrojtëse nga disku abraziv dhe ngjitni diskun abraziv në
pllakë. Tregoni kujdes që të bashkërenditni vrimat në
diskun abraziv me ato në pllakë.
KUJDES:
•
Nëse e hiqni letrën nga disku abraziv, ngjitësja e
saj do të dobësohet. Asnjëherë mos u përpiqni ta
ngjisni sërish për përdorim të mëtejshëm.
Instalimi i qeses së pluhurit
Fig.4
Instaloni qesen e pluhurit në vegël në mënyrë që logoja
Makita në qesen e pluhurit të jetë drejtuar nga lart (jo
kokëposhtë).
Boshatisja e qeses së pluhurit
Fig.5
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë plot, fikeni
veglën dhe shkëputeni nga korrenti. Hiqni qesen e
pluhurit nga vegla. Më pas hiqni hundëzën e pluhurit
nga qesja e pluhurit pasi të keni çkyçur hundëzën e
pluhurit duke e rrotulluar pak në drejtim kundërorar.
Boshatisni qesen e pluhurit duke e goditur lehtësisht.
Pasi të keni boshatisur qesen e pluhurit instaloni
hundëzën e pluhurit në qesen e pluhurit. Rrotulloni pak
hundëzën e pluhurit në drejtim orar për ta vendosur në
vend. Më pas instaloni qesen e pluhurit në vegël siç
përshkruhet në “Instalimi i qeses së pluhurit”.
Fig.6
Instalimi i qeses së pluhurit prej letre
Fig.7
Vendosni qesen prej letre të pluhurit në mbajtësen e qeses
së pluhurit me pjesën e përparme të drejtuar nga lart.
Vendosni kartonin fiksues të qeses prej letre të pluhurit në
kanalin e mbajtëses së qeses prej letre të pluhurit.
Më pas shtypni pjesën e sipërme të kartonit fiksues në
drejtim të shigjetës për ta futur në kapëse.
Fig.8
Vendosni gjuhëzën e qeses prej letre të pluhurit në
udhëzuesin e mbajtëses së qeses prej letre të pluhurit.
Më pas instaloni grupin e mbajtëses së qeses prej letre
të pluhurit në vegël.
Fig.9
Fig.10
Instalimi i qeses filtruese prej letre
Fig.11
Sigurohuni që logoja në buzë të kartonit dhe logoja në
kutinë e pluhurit të jenë nga e njëjta anë dhe më pas
instaloni qesen filtruese prej letre duke përshtatur buzën
e kartonit në kanalin e secilit ilik lidhës.