18
ALBANIAN
Qesja e pluhurit
Përdorimi i qeses së pluhurave e bën prerjen të pastër
dhe lehtëson thithjen e pluhurit. Për të vendosur qesen
e pluhurit, puthiteni atë në tubin për shkarkimin e
pluhurit.
►
Fig.7:
1.
Qesja e pluhurit
2.
Tubi i shkarkimit të
pluhurit
Gryka e tubit të pluhurit rrotullohet lirshëm.
Pozicionojeni qesen e pluhurit në mënyrë të tillë që
vegla të përdoret në mënyrë komode.
►
Fig.8
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht një e treta e
mbushur, hiqeni qesen e pluhurit nga vegla dhe hiqeni
shtrënguesin. Boshatiseni qesen e pluhurit duke e
goditur lehtë që të hiqni grimcat që janë ngjitur nga
brenda, të cilat mund të vështirësojnë mbledhjen e
pluhurit.
►
Fig.9:
1.
Shtrënguesi
Lidhja me fshesën me korrent
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një fshesë
me korrent Makita me veglën tuaj.
►
Fig.10:
1.
Tubi i fshesës me korrent
2.
Tubi i
shkarkimit të pluhurit
PËRDORIMI
KUJDES:
Kjo vegël duhet të përdoret vetëm
në sipërfaqe horizontale.
KUJDES:
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara
lehtë dhe në vijë të drejtë.
Sforcimi dhe ushtrimi
i forcës së tepërt ose lënia e diskut të anojë, të
ngushtohet apo të përdridhet gjatë prerjes mund
të shkaktojë mbinxehje të motorit dhe kërcim të
rrezikshëm mbrapsht të veglës.
Mbajeni veglën fort. Vendoseni pllakën e bazës mbi
materialin e punës që do të pritet pa e prekur me
diskun e diamantit. Më pas, ndizeni veglën dhe prisni
derisa disku i diamantit të marrë shpejtësi të plotë.
Tani thjesht lëvizni veglën përpara mbi sipërfaqen
e materialit të punës, duke e mbajtur në të njëjtën
lartësi dhe duke ecur para me ngadalë derisa prerja të
përfundojë. Mbajeni vijën e prerjes drejt dhe shpejtësinë
e përparimit të njëtrajtshme.
►
Fig.11
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga korrenti përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Veshja e fletës së diamantit
Nëse prerja e fletës së diamantit fillon të dobësohet,
përdorni një fletë të vjetër lëmues me kokrra të ashpra
ose bllok betoni për të veshur fletën e diamantit. Për ta
bërë këtë, siguroni mirë fletën mprehëse ose bllokun e
betonit dhe prisni në to.
Pas përdorimit
Pastroni pluhurin brenda veglës duke e ndezur
veglën për pak kohë pa e vënë në punë. Hiqni me
furçë pluhurin e grumbulluar mbi bazë. Grumbullimi
i pluhurit në motor ose mbi bazë mund të shkaktojë
keqfunksionim të veglës.
Zëvendësimi i karbonçinave
Kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini ato kur të konsumohen deri në shenjën
e kufizimit. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të
hyjnë lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat
duhen zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
►
Fig.12:
1.
Shenja e kufizimit
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
furçave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të rejat
dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të karbonçinave.
►
Fig.13:
1.
Kaçavidë
2.
Kapaku i karbonçinës
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual.
Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Fletë diamanti (të llojit të thatë)
•
Çelësi 22
•
Çelësi hekzagonal
•
Shina udhëzuese
•
Përshtatësi i shinës udhëzuese
•
Syzet mbrojtëse
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.