
16
ALBANIAN
Kundërveprimi dhe paralajmërimet lidhur me të
Zmbrapsja është një reagim i shpejtë që ndodh kur
disku rrotullues bllokohet ose ngec. Bllokimi ose ngecja
shkaktojnë një ndalesë të menjëhershme të diskut
rrotullues e cila bën që vegla elektrike të dalë jashtë
kontrollit dhe të shkojë në drejtim të kundërt të drejtimit
të diskut rrotullues në pikën e lidhjes.
Për shembull, nëse disku abrazive ngec ose bllokohet
nga materiali i punës, tehu i diskut që hyn në vendin e
bllokimit mund të godasë sipërfaqen e materialit duke
shkaktuar daljen ose kërcimin e diskut nga vendi. Disku
mund të kërcejë në drejtim të punëtorit ose larg tij, në
varësi të drejtimit të lëvizjes së diskut në momentin e
bllokimit. Disqet abrazive mund të thyhen në të tilla
kushte.
Kundërveprimi është rezultat i keqpërdorimit të veglës
elektrike dhe/ose procedurave ose kushteve të pasakta
të përdorimit dhe mund të shmanget duke marrë masat
e mëposhtme parandaluese.
1.
Mbajeni veglën elektrike fort dhe vendosni
trupin dhe krahun në mënyrë që të pengoni
forcat kundërvepruese. Përdorni gjithmonë
dorezën ndihmëse, nëse mundësohet, për një
kontroll maksimal mbi kundërveprimin ose
reagimin rrotullues gjatë ndezjes.
Përdoruesi
mund të kontrollojë reagimet rrotulluese ose
forcat kundërvepruese, nëse merren masa
parandaluese.
2.
Mos e vini kurrë dorën pranë aksesorit
rrotullues.
Aksesori mund të kundërveprojë mbi
dorën tuaj.
3.
Mos e mbani trupin në një vijë me diskun
prerës.
Kundërveprimi do ta dërgojë veglën në
drejtimin e kundërt të lëvizjes së diskut në pikën e
ngecjes.
4.
Tregoni kujdes të veçantë kur të punoni në
cepa, anë të mprehta etj. Shmangni kërcimet
dhe ngecjen e aksesorit.
Cepat, anët e mprehta
ose kërcimet kanë një tendencë për të shkaktuar
ngecjen e aksesorit rrotullues që shkakton
humbjen e kontrollit ose kundërveprimin.
5.
Mos montoni zinxhir sharre, disk për prerjen
e druve, disk të segmentuar diamanti me
hapësirë anësore më të madhe se 10 mm
ose teh sharre të dhëmbëzuar.
Disqe të tilla
krijojnë kundërveprime të shpeshta dhe humbje të
kontrollit.
6.
Mos e “bllokoni” diskun ose mos aplikoni
presion të tepërt mbi të. Mos provoni të kryeni
prerje të thella.
Ushtrimi i forcës së tepërt
mbi disk rrit ngarkesën dhe ndjeshmërinë ndaj
përdredhjeve ose kapjes së diskut gjatë prerjes
dhe mundësinë e kundërveprimit ose të thyerjes
së diskut.
7.
Kur disku kapet ose kur ndërprisni prerjen
për çdo lloj arsyeje, fikeni veglën elektrike
dhe mbajeni pa lëvizur derisa disku të ndalojë
plotësisht. Mos provoni asnjëherë ta tërhiqni
diskun nga procesi i prerjes kur disku është
duke lëvizur, përndryshe mund të ndodhë
kundërveprim.
Hetoni dhe ndërmerrni veprime
korrigjuese për të eliminuar ngecjen e diskut.
8.
Mos e rifilloni procesin e prerjes në materialin
e punës. Lejoni diskun të arrijë shpejtësinë
maksimale dhe futeni sërish me kujdes te
vendi i prerjes.
Disku mund të kapet, të shkojë
lart ose të kundërveprojë nëse vegla elektrike
rindizet brenda materialit të punës.
9.
Mbështetni panelet ose çdo material pune të
madh për të minimizuar rrezikun e bllokimit
dhe të kundërveprimit të diskut.
Materialet e
mëdha të punës kanë tendencë të përkulen nga
pesha e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen
poshtë materialit të punës pranë vijës së prerjes
dhe buzës së materialit të punës nga të dyja anët
e diskut.
10.
Tregoni kujdes të veçantë kur të bëni një
“prerje në xhep” mbi muret ekzistuese ose në
zona të tjera me shikim të kufizuar.
Disku i dalë
mund të presë tuba gazi ose uji, tela elektrikë ose
objekte që shkaktojnë kundërveprim.
11.
Përpara se të përdorni fletë të segmentuar
diamanti, sigurohuni që fleta e diamantit të
ketë hapësirë anësore prej 10 mm ose më pak
ndërmjet segmenteve, vetëm me kënd negativ
pjerrësie.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
1.
Asnjëherë mos provoni të prisni duke e
mbajtur veglën përmbys në një morsë
shtrënguese.
Kjo mund të shkaktojë aksidente të
rënda, sepse është shumë e rrezikshme.
2.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
3.
Magazinojini fletët sipas rekomandimeve
të prodhuesit.
Magazinimi i pasaktë mund t’i
dëmtojë fletët.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.