21
ENG905-1
Zhurma
Niveli tipik i zhurmës A, i matur sipas EN1870-1:
Niveli i presionit të zërit (L
pA
): 93 dB (A)
Niveli i fuqisë së zërit (L
WA
): 105 dB (A)
Pasiguria (K): 4 dB (A)
Mbani mbrojtëse për veshët
PARALAJMËRIM:
Shifrat e përmendura janë nivele emetimi dhe nuk janë
domosdoshmërisht nivele të sigurta pune. Ndërkohë që
ka lidhje mes niveleve të emetimeve dhe të ekspozimit,
kjo nuk mund të përdoret me besueshmëri për të
përcaktuar nëse kërkohen ose jo masa të tjera
paraprake. Faktorët që ndikojnë në nivelin real të
ekspozimit të punonjësve përfshijnë karakteristikat e
dhomës së punës dhe burime të tjera të zhurmës, pra
numrin e makinerive dhe proceset e tjera përreth.
Gjithashtu, niveli i lejueshëm i ekspozimit mund të
ndryshojë nga njëri shtet në tjetrin. Sidoqoftë, ky
informacion do t'i mundësojë përdoruesit të makinerisë
të bëjë një vlerësim më të mirë të rrezikut dhe risqeve.
ENH113-1
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në
Makita deklaron që makineria(të) e mëposhtme:
Emërtimi i makinerisë:
Sharrë tavoline
Nr. i modelit/ Lloji: 2712
Pajtohet me direktivën evropiane të mëposhtme:
2006/42/EC, 2006/95/EC, 2004/108/EC
Ato janë prodhuar konform standardit ose dokumenteve
të standardizuara si vijon:
EN1870-1, EN60204-1, EN55014-1, EN55014-2,
EN61000-3-2, EN61000-3-11
Certifikatë ekzaminimi i llojit KE
nr.M6A,13,12,86528,002
Ekzaminimi i llojit KE sipas 2006/42/KE u krye nga:
TÜV SÜD Product Service GmbH
Ridlerstraße 65. D-80339 München Germany
Nr. i identifikimit 0123
Skedari teknik konform direktivës 2006/42/KE
disponohet nga:
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
20.12.2013
000331
Yasushi Fukaya
Drejtor
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
ENB122-1
RREGULLA TË TJERA SIGURIE
PËR VEGLAT
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
1.
Mbani mbrojtëse për sytë.
2.
Mos e përdorni veglën në prani të lëngjeve
ose gazeve të djegshme.
3.
KURRË mos e përdorni veglën me një disk
abraziv prerës të instaluar.
4.
Kontrolloni diskun me kujdes për krisje ose
dëmtim përpara përdorimit. Zëvendësoni
menjëherë disqet e krisura ose të dëmtuara.
5.
Përdorni vetëm disqe sharre të rekomanduara
nga prodhuesi dhe që përputhen me EN847-1
dhe shikoni që thika ndarëse të mos jetë më e
trashë se gjerësia e prerjes nga disku i sharrës
dhe të mos jetë më e hollë se trupi i diskut.
6.
Përdorni gjithmonë aksesorët e rekomanduar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve jo të
duhur, siç janë disqet abrazive të prerjes,
mund të shkaktojnë lëndim.
7.
Zgjidhni diskun e duhur të sharrës për
materialin që do të pritet.
8.
Mos përdorni disqe sharre të prodhuara nga
çelik për shpejtësi të lartë (HSS).
9.
Për të reduktuar zhurmën që emetohet,
sigurohuni gjithmonë që disku të jetë i
mprehtë dhe i pastër.
10.
Përdorni disqe sharre të mprehura siç duhet.
Shikoni shpejtësinë maksimale të shënuar në
diskun e sharrës.
11.
Pastroni boshtin, flanxhat (veçanërisht
sipërfaqen e instalimit) dhe dadon
hekzagonale përpara se të instaloni diskun.
Instalimi i keq mund të shkaktojë
dridhje/lëkundje ose rrëshqitje të diskut.
12.
Përdorni mbrojtësen e diskut të sharrës dhe
thikën ndarëse për çdo veprim për të cilin
mund të përdoret, duke përfshirë veprimet e
sharrimit të plotë të materialeve. Gjithmonë
instalojeni mbrojtësen e diskut sipas
udhëzimeve të paraqitura në këtë manual.
Prerjet e plota me sharrë janë ato në të cilat
disku pret plotësisht përmes materialit të
Содержание 2712
Страница 90: ...90 ...
Страница 91: ...91 ...
Страница 92: ...92 www makita com Makita Jan Baptist Vinkstraat 2 3070 Belgium Makita Corporation Anjo Aichi Japan JM27180014 ...