31
Pastrimi i Sirtarit të Dispenserit
Detergjenti dhe zbutësi i rrobave mund të grumbullohet
në sirtarin e dispenserit. Hiqeni sirtarin dhe insertet dhe
kontrolloni për grumbullin njëherë ose dy herë në muaj.
1
Hiqeni sirtarin e dispenserit të detergjentit duke e
tërhequr drejt derisa të ndalojë.
•
Shtypeni fort butonin e shkëputjes dhe hiqeni
sirtarin.
2
Hiqni insertet nga sirtari.
•
Shpëlani insertet dhe sirtarin me ujë të ngrohtë
për të hequr grumbullimet nga produktet e
larjes të rrobave. Përdorni vetëm ujë për të
pastruar sirtarin e dispenserit. Thani insertet
dhe sirtarin me një leckë ose peshqir të butë.
3
Për të pastruar hapësirën e sirtarit, përdorni
një leckë ose furçë të vogël jo-metalike për të
pastruar hapësirën.
•
Hiqni të gjitha mbetjet nga pjesët e sipërme dhe
të poshtme të hapësirës.
4
Fshini lagështinë e hapësirës me një leckë të butë
ose peshqir.
5
Ktheni insertet në vendet e tyre dhe vendosni
përsëri sirtarin.
Tub Clean (Pastrimi i Kazanit)
(Opsional) ( )
Pastrimi i Kazanit është një cikël i veçantë për të
pastruar pjesën e brendshme të lavatriçes.
Në shpejtësi centrifuge më të lartë përdoret një nivel uji
më i lartë. Bëjeni këtë cikël rregullisht.
1
Hiqni rrobat ose gjërat nga lavatriçja dhe mbylleni
derën.
2
Hapeni sirtarin e dispenserit dhe Shtoni antikalkar
(p.sh. Calgon) në ndarjen e larjes kryesore.
3
Mbylleni sirtarin e dispenserit me ngadalë.
4
Ndizeni dhe pastaj shtypni e mbani shtypur
butonin
Tub Clean
për 3 sekonda. Pastaj ‘
’
do të shfaqet në ekran.
5
Shtypni butonin
Nisje/Ndalim
për të filluar.
6
Pasi cikli të ketë mbaruar, lëreni derën të hapur
që hapësira e derës të lavatriçes, guarnicioni
elastik dhe xhami i derës të thahen.
•
Nëse ka fëmijë, bëni kujdes të mos e lini derën të
hapur për kohë të gjatë.
KUJDES
SHËNIM
•
Mos shtoni detergjent në ndarjet e detergjentit.
Mund të krijohet shkumë e tepërt dhe të rrjedhë
nga lavatriçja.
SHQIP