SHQIP
13
Zgjidhja e problemeve
Televizori nuk mund të kontrollohet nga telekomanda.
•
Kontrolloni sensorin e telekomandës së produktit dhe riprovoni.
•
Kontrolloni nëse ka ndonjë pengesë midis produktit dhe
telekomandës.
•
Kontrolloni nëse bateritë funksionojnë ende dhe nëse janë
instaluar siç duhet ( në , në ).
Nuk nxjerr as figurë as zë.
•
Kontrolloni nëse produkti është ndezur.
•
Kontrolloni nëse kordoni elektrik është lidhur siç duhet me prizën.
•
Kontrolloni nëse ka ndonjë problem me prizën duke lidhur
produkte të tjera.
Televizori fiket papritmas.
•
Kontrolloni cilësimet e kontrollit të energjisë. Thjesht mund të jetë
ndërprerë rryma.
•
Kontrolloni nëse te cilësimet
Kohëmatësit
është aktivizuar
funksioni
Kohëmatësi i fikjes
/
Çaktivizimi i kohëmatësit
.
•
Kontrolloni nëse
Fikja automatike
është aktive në cilësimet
Të
përgjithshme
->
Modaliteti Eco
. (Në varësi të modelit)
•
Nëse nuk ka sinjal kur televizori është i ndezur, ky i fundit do të
fiket automatikisht pas 15 minutash qëndrimi në gjendje joaktive.
Kur lidheni me PC-në (HDMI), afishohen mesazhet “S’ka sinjal” ose
“Format i pavlefshëm”.
•
Fikni/ndizni TV-në me anë të telekomandës.
•
Rilidhni kabllon HDMI.
•
Rindizni PC-në me TV-në e ndezur.
Ekran jonormal
•
Nëse produkti është i ftohtë në të prekur, mund të ketë një “dritë”
të vogël kur ai ndizet. Kjo është normale, nuk ka asnjë problem
me TV-në.
•
Paneli është produkt i avancuar që përmban miliona pikëza. Ju
mund të shikoni pika të vogla të zeza dhe/ose pika me ngjyrë të
shndritshme (të kuqe, blu ose të gjelbër) me një madhësi prej
1 ppm në panel. Kjo nuk tregon keqfunksionim dhe nuk ndikon në
performancën dhe në besueshmërinë e produktit.
Ky fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe
nuk i nënshtrohet zëvendësimit ose rimbursimit.
•
Ju mund të vini re ndriçim dhe ngjyra të ndryshme të panelit, në
varësi të këndit të shikimit (majtas/djathtas/lart/poshtë).
Ky fenomen shfaqet për shkak të karakteristikës së panelit.
Nuk lidhet me performancën e produktit dhe nuk ka të bëjë me
keqfunksionimin.
•
Shfaqja e një figure të palëvizshme për kohë të gjata mund të
shkaktojë mbetje figure. Evitoni shfaqjen e figurave të palëvizshme
për kohë të gjata në ekranin e televizorit.
Tingull i gjeneruar
•
Zhurmë “kërcitëse”: Zhurma kërcitëse që shfaqet kur jeni duke parë
TV ose kur e fikni atë, gjenerohet nga një tkurrje termike plastike
për shkak të temperaturës dhe lagështisë. Kjo zhurmë është e
zakonshme për produktet ku kërkohet deformim termik.
•
Gumëzhimë në qarkun elektrik/zukatje në panel: Gjenerohet
një zhurmë e ulët prej qarkut të çelësit me shpejtësi të lartë i cili
siguron një sasi të madhe energjie për të vënë në punë produktin.
Kjo është në varësi të produktit.
Ky tingull i gjeneruar nuk ndikon në performancën dhe
besueshmërinë e produktit.
Содержание 49SJ810V
Страница 16: ......
Страница 32: ......
Страница 48: ......
Страница 64: ......
Страница 80: ......
Страница 96: ......
Страница 112: ......
Страница 128: ......
Страница 144: ......
Страница 160: ......
Страница 176: ......
Страница 192: ......
Страница 208: ......
Страница 224: ......
Страница 240: ......
Страница 256: ......
Страница 272: ......
Страница 288: ......
Страница 289: ......
Страница 290: ......
Страница 291: ......