10
SHQIP
Ngritja dhe zhvendosja e
tv-së
Gjatë lëvizjes apo ngritjes së TV-së, lexoni në vijim se si të parandaloni
gërvishtjet apo dëmtimin e TV-së, si dhe në lidhje me transportin e
sigurt pavarësisht llojit dhe madhësisë.
•
Rekomandohet ta lëvizni TV-në në kuti ose në materialin e
paketimit me të cilin erdhi fillimisht.
•
Përpara se ta lëvizni apo ta ngrini TV-në, shkëputni kordonin
elektrik dhe të gjitha kabllot.
•
Kur mbani TV-në në krah, ekrani duhet të jetë në drejtim të
kundërt me trupin tuaj në mënyrë që të mos gërvishtet.
•
Mbajeni fort pjesën e sipërme dhe të poshtme të kornizës së TV-së.
Sigurohuni të mos e prekni pjesën transparente, altoparlantin ose
zonën e rrjetës së altoparlantit.
•
Gjatë transportit të një TV-je të madh duhet të jenë të paktën 2
persona.
•
Gjatë transportit të TV-së me duar, mbajeni TV-në sipas ilustrimit
të mëposhtëm.
•
Gjatë transportimit të TV-së, mos i shkaktoni tronditje apo dridhje
të tepërta.
•
Gjatë transportimit të TV-së, mbajeni drejt, mos e ktheni nga anët,
as mos e anoni majtas apo djathtas.
•
Mos ushtroni presion të tepërt që shkakton përthyerjen/përkuljen
e kasës së kornizës, sepse mund të dëmtohet ekrani.
•
Kur ta mbani televizorin, bëni kujdes që të mos ta dëmtoni butonin
e levës së dalë.
KUJDES
•
Shmangni gjithmonë prekjen e ekranit sepse mund të dëmtohet.
•
Mos e lëviz televizorin duke e mbajtur nga lidhëset e kabllove, pasi
lidhëset mund të këputen dhe mund të lëndohesh apo të dëmtosh
televizorin.
Përdorimi i butonit të levës
(Figura e shfaqur mund të ndryshojë nga TV-ja juaj.)
Funksionet e televizorit mund t’i përdorni thjesht duke shtypur ose
lëvizur butonin e levës lart, poshtë, majtas ose djathtas.
Butoni i levës
Funksionet bazë
Ndezja
Kur televizori është i fikur, vendoseni
gishtin mbi butonin e levës, shtypeni
një herë dhe lëshojeni.
Fikja
Kur televizori është i ndezur,
vendoseni gishtin mbi butonin e levës,
shtypeni një herë për pak sekonda
dhe lëshojeni. Të gjitha aplikacionet e
hapura do të mbyllen dhe regjistrimet
në ecuri e sipër do të ndalohen.
Kontrolli i
volumit
Nëse e vendosni gishtin mbi butonin e
levës dhe e shtyni majtas ose djathtas,
mund ta rregulloni nivelin e volumit
sipas dëshirës.
Kontrolli i
programeve
Nëse e vendosni gishtin mbi butonin
e levës dhe e shtypni për lart ose
poshtë, mund të lëvizni midis
programeve të ruajtura që dëshironi.
Sistemimi i menysë
Kur televizori është i ndezur, shtypni një herë butonin e levës.
Zërat e menysë mund t’i rregulloni duke e lëvizur butonin e levës lart,
poshtë, majtas ose djathtas.
Fikni televizorin.
Spastron dritaret nga ekrani dhe kthehet në shikimin e
televizorit.
Ndryshon burimin e hyrjes.
Hyn në Cilësimet e shpejta.
SHËNIM
•
Kur e keni gishtin mbi butonin e levës dhe e shtypni për lart,
poshtë, majtas ose djathtas, bëni kujdes që të mos shtypni butonin
e levës. Nëse shtypni në fillim butonin e levës, nuk mund ta
rregulloni nivelin e volumit dhe programet e ruajtura.
Содержание 43UF69 Series
Страница 20: ......
Страница 40: ......
Страница 60: ......
Страница 80: ......
Страница 100: ......
Страница 120: ......
Страница 140: ......
Страница 160: ......
Страница 180: ......
Страница 200: ......
Страница 220: ......
Страница 240: ......
Страница 260: ......
Страница 280: ......
Страница 300: ......
Страница 320: ......