PËRDORIMI PËR HERË TË PARË
SI TË STARTONI PAJISJEN
Pasi të keni futur pajisjen në prizë, puna fillon automatikisht.
Pas ndezjes së pajisjes, prisni të paktën 4-6 orë para se të
vendosni ushqimet në frigorifer dhe në dhomëzën e ngrirësit.
Kur pajisja është e lidhur me korrentin, ekrani ndizet dhe
ikonat shfaqen në ekran për rreth 1 sekondë. Vlerat standarde
(të fabrikës) të cilësimeve të frigoriferit dhe të dhomëzës së
ngrirësit ndizen.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
FUNKSIONET
TREGUESI/BUTONI NDIZ/STANDBY
Për ta vendosur produktin në modalitet gatishmërie, shtypeni
dhe mbajeni shtypur për 3 sekonda. Të gjitha ikonat fiken
përveç treguesit Ndiz/Standby. Për të riaktivizuar pajisjen,
shtypeni këtë buton (shkurt) një herë.
RREGULLIMI I TEMPERATURËS SË FRIGORIFERIT
Për të rregulluar temperaturën e frigoriferit, shtypni
butonin e frigoriferit °C. Temperatura e frigoriferit mund të
rregullohet midis +2°C dhe + 8°C, siç tregohet në dritat LED të
Temperaturës së Frigoriferit.
FAST COOL (FTOHJA E SHPEJTË)
Me anë të përdorimit të funksionit Fast Cool (Ftohja e Shpejtë), është
e mundur të rrisni ftohjen në dhomëzën e frigoriferit. Përdorimi i
këtij funksioni këshillohet kur vendosni një sasi të madhe ushqimi
në dhomëzën e frigoriferit. Shtypeni dhe mbajeni shtypur për 3
sekonda butonin e frigoriferit °C për të aktivizuar funksionin Fast
Cool (Ftohja e Shpejtë). Kur funksioni Fast Cool (Ftohja e Shpejtë)
aktivizohet, do të shfaqet treguesi përkatës nga dritat LED të
temperaturës së frigoriferit, siç tregohet në sekuencën bashkëngjitur.
Funksioni çaktivizohet automatikisht pas 6 orësh, ose mund të
çaktivizohet manualisht duke shtypur butonin e frigoriferit °C.
CILËSIMI I TEMPERATURËS SË NGRIRËSIT
Normalisht, pajisja është konfiguruar në cilësimet e fabrikës
për të punuar me një temperaturë prej -18°C. Për të rregulluar
temperaturën e ngrirësit, shtypni butonin e ngrirësit °C.
Temperatura e ngrirësit mund të rregullohet midis -16°C dhe
-24°C, siç tregohet në dritat LED të temperaturës së ngrirësit.
FAST FREEZE (NGRIRJA E SHPEJTË)
Përdorimi i këtij funksioni këshillohet kur vendosni një sasi të
madhe ushqimi për ngrirje në dhomëzën e ngrirësit. 24 orë
përpara se të ngrini ushqime të freskëta, shtypni butonin e
ngrirësit dhe mbajeni shtypur për 3 sekonda, për të aktivizuar
funksionin Fast Freeze (Ngrirja e Shpejtë). Kur funksioni Fast
Freeze (Ngrirja e Shpejtë) aktivizohet, do të shfaqet treguesi
përkatës nga dritat LED të temperaturës së ngrirësit, siç tregohet
në sekuencën bashkëngjitur. Pas 24 orësh, vendoseni ushqimin të
ngrijë në pjesën e sipërme të koshit ose të dhomëzës së ngrirësit.
Funksioni çaktivizohet automatikisht pas 48 orësh, ose mund të
çaktivizohet manualisht duke shtypur butonin e ngrirësit °C.
DRITA E FRIGORIFERIT
Sistemi i ndriçimit brenda dhomëzës së frigoriferit përdor
dritë LED, duke mundësuar një ndriçim më të mirë si dhe
një konsum shumë të ulët të energjisë. Nëse sistemi i dritës
LED nuk punon, ju lutemi kontaktoni Shërbimin për ta
zëvendësuar.
PARTY MODE (MODALITETI I FESTËS)
Përdoreni këtë funksion për të ftohur pijet brenda dhomëzës
së ngrirësit. Shtypni butonin Party Mode (Modaliteti i Festës)
për ta aktivizuar/çaktivizuar këtë funksion.
Pasi aktivizohet funksioni Party Mode (Modaliteti i Fstës)
pas 30 minutash do të tingëllojë një alarm akustik për t'ju
kujtuar të hiqni pijen/shishen nga dhomëza e ngrirësit. Për
të heshtur alarmin, shtypni butonin e ndalimit të alarmit ose
çaktivizoni funksionin duke shtypur butonin Party mode
(Modaliteti i Festës).
E rëndësishme:
mos e lini shishen brenda dhomëzës së
ngrirësit më gjatë se koha gjatë së cilës funksioni është aktiv
(30 minuta).
ALARMI I ERRËSIMIT TË PLOTË
Në rastin e një shkëputjeje energjie, produkti juaj është i
projektuar të monitorojë automatikisht temperaturën në
ngrirës kur energjia elektrike rikthehet. Nëse temperatura në
ngrirës rritet mbi nivelin e ngrirjes, ikona e ikjes së korrentit
do të ndizet dhe ikona e alarmit pulson dhe alarmi akustik
do të tingëllojë kur të rikthehet energjia elektrike të rikthehet.
Për të rivendosur alarmin, shtypni vetëm një herë butonin e
rivendosjes .
EKRANI INTELIGJENT
Ky funksion opsional mund të përdoret për të kursyer energji.
Për të aktivizuar ekranin inteligjent, shtypni butonat e
frigoriferit °C dhe të ngrirësit °C njëkohësisht për 3 sekonda,
derisa të tingëllojë një sinjal akustik. Për të çaktivizuar këtë
funksion, përsëritni të njëjtën procedurë. Mbani mend që ky
funksion nuk e shkëput pajisjen nga ushqimi me energji, por
vetëm redukton energjinë e konsumuar nga ekrani i jashtëm.
TREGUESI I TEMPERATURËS *
Treguesi i temperaturës ju informon nëse temperatura
në këtë zgavër është mjaftueshëm e ftohtë për të ruajtur
ushqime me fjalën “OK”.
1. Kontrolloni që OK të shfaqet qartë në dritën treguese
(shihni figurën poshtë).
Shihni Udhëzuesin e përdorimit dhe kujdesit për hollësi të
mëtejshme për funksionet / shihni faqen e fundit për t'u
informuar se si të merrni Udhëzuesin e përdorimit dhe kujdesit