Shqip
31
Udhëzime për montimin / Udhëzime për
përdorimin
Nuk lejohet që vaska të instalohet në ambiente të jashtme.
Duhet të mbahet parasysh gjerësia e derës në vendin e
montimit. Përmasat mund të merren nga të dhënat teknike.
Vaska duhet të montohet në një bazament të përshtatur për
dhomat me lagështirë.
Dyshemeja duhet të ketë një aftësi mbajtëse minimale prej 550
kg/m². Bazamenti duhet të jetë i niveluar mirë, d.m.th.
bazamenti duhet të jetë horizontal dhe i rrafshët.
Vaska duhet instaluar në mënyrë të tillë që të
ruhet hapësira e sigurisë sipas E IEC 60364-7-
701 / DIN VDE 0100 T 701.
Për shkak të strukturës së vaskës duhet që kanali i shkarkimit të
parashikohet në pjesën e bazamentit. Nuk është e mundur një
lidhje anësore në mur për shkarkimin e ujit.
Lidhja për shkarkimin e ujit duhet që të realizohet sipas
standardit aktual të vlefshëm DIN 1986/EN12056 dhe sipas
rregullave lokale.
Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime
nga transporti. Pas instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga
transporti ose dëmtim i sipërfaqes.
Guxohet të përdoret vetëm materiali i
përshtatshëm për përforcim! Vidhat dhe kunjat
prezent janë të përshtatshme vetëm për beton. Në
montimet e tjera në dysheme duhet të ndiqen të
dhënat e prodhuesit të kunjave të montimit.
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë
procesit të montimit duhet që të vishni doreza.
Nëse vaska do të izolohet në dysheme, duhet që njëra nga tre
vrimat e kontrollit të mos izolohet, në mënyrë që uji i mundshëm
që mund të derdhet nga vaska të jetë i dukshëm.
Pas instalimit të vaskës, instaluesi duhet të kryejë një provë të
izolimit të vaskës.
Instaluesi duhet të konfirmojë dorëzimin e rregullt të vaskës së
montuar në faqen e parashikuar për këtë çështje në udhëzimet
e montimit.
Udhëzime për mirëmbajtjen
Nuk lejohet që të përdoret asnjë lloj silikoni që përmban acid
acetik. Nga përdorimi i silikonit që përmban acid acetik do të
dëmtohen pjesët përbërëse të produktit.
Për mbushjen e hapësirave midis elementeve ne ju këshillojmë
që të përdorni silikon sanitar kundër formimit të myshkut. Në
varësi të rrethanave, pas disa kohësh mund të ndodhë një
ndryshim i ngjyrës së materialit të shtresës së silikonit. Hapësirat
e silikonit janë hapësira që duhet të rregullohen me mirëmbajtje
dhe nuk janë pjesë e garancisë.
Për rekomandime mbi pastrimin shikoni broshurën bashkëngjitur.
Udhëzime sigurie
Paralajmërim për rrezikun e rrëshqitjes
Nëse vaska do të përdoret në vend të hapur,
duhet që të montohet gjithashtu edhe pllaka me
ngjitëse kundër rrëshqitjes, të cilat, sipas dëshirës,
mund të porositen më vete. (#95434000)
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike, mendore
dhe/ose ndijuese nuk duhet ta përdorin produktin pa qenë
nën mbikëqyrje. Personat që janë nën ndikimin e drogave
ose të alkoolit nuk duhet ta përdorin produktin.
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave, të
higjienës dhe të larjes së trupit.
Nuk duhet që temperatura e ujit të larjes të jetë mbi 40ºC.
Nuk lejohet që të përdoret asnjë pajisje elektrike, p.sh.
tharëse flokësh, radio etj. në afërsi ose brenda në vaskë.
Vaska duhet zbrazur pas çdo larjeje.
Nuk lejohet që produkti të ndryshohet në strukturën e tij.
Duhet që të përdoren vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Për të parandaluar rrezikun e përmbysjes së vaskës së
boshatisur, ajo duhet të shtrëngohet mirë.
Vaska është instaluar në përputhje me përcaktimet e
udhëzimeve të montimit të firmës Hansgrohe SE dhe sipas
standardeve përkatëse DIN / EN, si dhe është provuar izolimi i
vaskës dhe i instalimit.
Data
Firma / Vula / Nënshkrimi
Содержание AXOR Citterio 39957000
Страница 15: ...15 550 kg m E IEC 60364 7 701 DIN VDE 0100 T 701 DIN 1986 EN 12056 95434000 40 C Hansgrohe SE DIN EN...
Страница 16: ...16 550 E IEC 60364 7 701 DIN VDE 0100 T 701 DIN 1986 EN12056 C 95434000 40 C Hansgrohe SE DIN EN...
Страница 24: ...24 550 kg m E IEC 60364 7 701 DIN VDE 0100 T 701 DIN 1986 EN12056 95434000 40 C Hansgrohe SE DIN EN...
Страница 30: ...30 550 kg m E IEC 60364 7 701 DIN VDE 0100 T 701 DIN 1986 EN12056 95434000 40 C Hansgrohe SE DIN EN...
Страница 32: ...32 550 2 E IEC 60364 7 701 DIN VDE 0100 T 701 DIN 1986 EN12056 95434000 40 DIN EN...
Страница 35: ...35 2 1 A B...
Страница 44: ...44...
Страница 45: ...45...
Страница 46: ...46...
Страница 47: ...47...