116
AL
9. INFORMACION PRAKTIK
DHE I DOBISHËM
1. Çdo herë që nuk e përdorni pajisjen
• Hiqeni nga priza dhe mbyllni furnizimin
me ujë.
• Lëreni derën pak hapur për të pa ran-
daluar formimin e aromave të pa kën-
dshme.
• Mbajeni pjesën e brendshme të
pastër.
2. Eleminimi i pikave të ujit
• Lajini enët me programin intensiv.
• Nxirrni të gjithë kontenierët metalikë
jashtë pajisjes.
• Mos shtoni detergjent.
3. Nëse i vendosni enët si duhet në
pajisje, do të jeni duke e përdorur në
mënyrën më të mirë përsa i përket
konsumit të energjisë, performancës së
larjes dhe të tharjes.
4. Pastrojini të gjitha mbetjet e ngurta
përpara se të fusni enët e ndotura në
pajisje.
5. Ndizeni pajisjen pasi të jetë plotësisht
e mbushur.
6. Përdoreni programin e paralarjes
vetëm kur të jetë vërtet i nevojshëm.
7. Shihni informacionin e programit dhe
vlerat mesatare të konsumit në tabelën
përkatëse kur zgjidhni një program.
8. Meqënëse pajisja do të arrijë
temperatura të larta, nuk duhet montuar
pranë një frigoriferi.
9. Nëse pajisja është montuar në një
vend ku ekziston mundësia e krijimit të
ngricave, ju duhet ta shkarkoni plotësisht
ujin e mbetur në të. Mbyllni furnizimin
me ujë, hiqni prej tij tubin e shkarkimit
dhe lëreni ujin e brendshëm të derdhet.
Simboli mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij tregon se produkti nuk mund të
trajtohet si një mbeturinë normale shtëpiake. Produkti për t’u përpunuar duhet të
çohet pranë një qendre të posaçme grumbullimi për riciklimin e përbërësve elektrikë
dhe elektronikë. Duke u siguruar se ky produkt është trajtuar në mënyrë korrekte, do
të kontribuojmë për parandalimin e pasojave potenciale negative për mjedisin e për
shëndetin që mund të rrjedhë nga përpunimi i tij i papërshtatshëm. Për informacione
më të detajuara për riciklimin e këtij produkti, kontaktoni Komunën, shërbimin vendor
për përpunimin e mbeturinave ose dyqanin ku e keni blerë pajisjen.