
1.1
Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
•
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç
dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të
theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga
pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të
vazhdueshëm.
•
Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk
luajnë me pajisjen.
•
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe
hidheni atë siç kërkohet.
•
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes
gjatë kohës që ajo është në punë.
•
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2
Siguria e përgjithshme
•
Kjo pajisje është prodhuar për përdorim shtëpiak mbi
pianura, soba dhe pajisje të ngjashme gatimi.
•
Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti
elektrik.
•
PARALAJMËRIM: Pjesët e aksesueshme mund të
nxehen gjatë përdorimit me pajisjet e gatimit.
•
Përdorni vetëm vidat fiksuese të marra me pajisjen,
nëse nuk keni marrë përdorni vidat e rekomanduara
në udhëzimet e instalimit. Instalojeni pajisjen në një
vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson
kërkesat e instalimit.
•
PARALAJMËRIM: Mosinstalimi i vidave apo pajisjes
fiksuese në përputhje me këto udhëzime mund të
rezultojë në rreziqe elektrike.
•
Mos përdorni adezivë për të fiksuar pajisjen.
www.electrolux.com
264