Udhëzimet e instalimit
59
TR4000 | TR4000R – 6 720 876 021 (2018/04)
Diametri i përçuesit duhet të jetë në pajtim me pajisjen
që po instalohet .
KUJDES:
Tubat e tokëzuar të ujit mund të bëjnë që të duket se ka tokëzim
të lidhur mbrojtës.
•
Bojleri me qarkullim të vazhdueshëm është i përshtatshëm
për lidhjen me tuba plastikë të testuar për DVGW.
•
Pas instalimit, pjesët elektrike nën tension duhet të
mbrohen nga prekja.
•
Pajisja duhet të shkëputet nga furnizimi me energji elektrike
kur punoni me furnizimin me ujë. Pas përfundimit të
punimeve të shërbimit, vazhdoni njësoj si gjatë ndezjes së
pajisjes për herë të parë.
•
Në pajisje nuk mund të bëhet asnjë ndryshim.
•
Kjo pajisje mund të përdoret nga
fëmijë
të moshës 8
vjeçare e lart si edhe personat me aftësitë kufizuara fizike,
ndijore ose mendore, ose që nuk kanë eksperiencë dhe
njohuri, nëse këta mbahen nën monitorim ose kanë marrë
udhëzim në lidhje me përdorimin dhe kuptojnë rreziqet e
mundshme që mund të rezultojnë.
Fëmijët
nuk duhet të
luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe
mirëmbajtja nga
përdoruesi nuk duhet të kryhet nga
fëmijët
e
pamonitoruar.
•
Fëmijët mbajini larg nga pajisja.
•
Fëmijët duhet të monitorohen për t’u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen.
•
Tubi i ujit të ngrohtë mund të jetë i nxehtë. Informojini dhe
udhëzojini fëmijët siç duhet.
•
Nëse kablloja elektrike e kësaj njësie është e dëmtuar, ajo
duhet zëvendësuar nga prodhuesi, një agjent i autorizuar
shërbimi ose person i ngjashëm i kualifikuar për të
shmangur rreziqet.
•
Mos përdorni për pastrim detergjente acide ose gërryese!
•
Mos përdorni pastrues me avull.
•
Çmërsi i pajisjes duhet të pastrohet vetëm nga një
specialist i kualifikuar i përshtatshëm.
Lexojeni këtë manual të udhëzimeve të instalimit dhe
përdorimit me kujdes, dhe më pas veproni sipas tyre!
Ruajeni për t’iu referuar në të ardhmen.
2
Udhëzimet e instalimit
Instalojeni bojlerin me qarkullim të vazhdueshëm siç
përshkruhet në pjesën e ilustruar. Ndiqni udhëzimet në
tekst .
2.1
Shpaketimi
•
Inspektojeni pajisjen për dëmtime nga transporti!
•
Hidheni paketimin, dhe nëse aplikohet, pajisjen e vjetër, në
mënyrë miqësore për mjedisin.
Çfarë vjen bashkë me pajisjen (Fig. 1)
1.
Kasa
2.
Montimi (3 vida, 3 upa)
3.
Treguesi i përdorimit
(vetëm në TR4000 6 EB dhe TR4000 8 EB)
4.
Mbajtësja e instalimit
5.
Kllapa e montimit
6.
Aeratori
7.
Dokumentacioni
2.2
Përshkrimi i produktit
Bojleri elektrik me qarkullim të vazhdueshëm është i
përshtatshëm si për lidhjet e hapura (pa presion) dhe ato të
mbyllura (nën presion). Ai e ngroh ujin ndërsa kalon përmes
pajisjes.
Bojleri me qarkullim të vazhdueshëm ndizet dhe ngroh ujin kur
hapet rubineti nga uji i ngrohtë. Ai fiket sapo mbyllet rubineti.
Pajisja nuk mund të punojë me ujë të ngrohur paraprakisht,
sepse do të aktivizohet mbrojtja nga temperatura e lartë.
Ky instalim dhe manuali i udhëzimeve të përdorimit përshkruan
lloje të ndryshme pajisjesh:
Pajisje mbi lavaman:
•
TR4000 6 EB
dhe
TR4000 8 EB
:
për lidhje fikse elektrike
Pajisje nën lavaman:
•
TR4000 4 ET
dhe
TR4000R 4 ET
: me lidhje me prizë
•
TR4000 5 ET
,
TR4000 6 ET
dhe
TR4000 8 ET
:
për lidhje fikse elektrike
Vetëm për pajisjet e instaluara në mënyrë të përhershme:
Pajisja është e pajtueshme me IEC 61000-3-12.
Përgatitjet për instalimin (Fig. 2)
•
Mbyllni furnizimin me ujë përpara se të lidhni
•
pajisjen . Lidhja elektrike duhet të shkëputet nga rrjeti i
furnizimit me energji . Zhvidhosni siguresën ose
mbyllni automatin.
Содержание TR4000 4 ET
Страница 75: ...75 TR4000 TR4000R 6 720 876 021 2018 04 2 ...
Страница 76: ...TR4000 TR4000R 6 720 876 021 2018 04 76 ...
Страница 77: ...77 TR4000 TR4000R 6 720 876 021 2018 04 3 4 5 1 TR4000 4 ET TR4000R 4 ET 2 TR4000 5 ET 6 ET 8 ET 6 EB 8 EB ...
Страница 78: ...TR4000 TR4000R 6 720 876 021 2018 04 78 6 ...
Страница 79: ...79 TR4000 TR4000R 6 720 876 021 2018 04 ...
Страница 80: ...Bosch Thermotechnik GmbH Junkersstrasse 20 24 D 73249 Wernau www bosch thermotechnology com 6720876021 ...