181 / SQ
Furrë me mikrovalë / Manuali i përdorimit
•
Çdo punë shërbimi që përfshin he-
qjen e kapakut që siguron mbrojtje
kundër ekspozimit ndaj energjisë
mikrovalë duhet të kryhet nga per-
sonat/shërbimi i autorizuar. Çdo
qasje tjetër është e rrezikshme.
•
Produkti juaj është për të gatuar,
ngrohur dhe shkrirë ushqimin në
shtëpi. Ai nuk duhet të përdoret për
qëllime tregtare.
•
Furra nuk është projektuar për të
tharë ndonjë qenie të gjallë.
•
Mos e përdorni pajisjen për të tharë
rroba ose peshqirë kuzhine.
•
Mos e përdorni këtë pajisje jashtë,
në banja, në ambiente të lagështa
ose në vende ku mund të laget.
•
Nuk duhet të pretendohet asnjë
përgjegjësi ose garanci për dëmet
që vijnë nga keqpërdorimi ose
përdorimi i papërshtatshëm i pa-
jisjes.
•
Kurrë mos u përpiqni ta çmon-
toni pajisjen. Nuk pranohet asnjë
pretendim garancie për dëmet
e shkaktuara nga përdorimi i
papërshtatshëm.
•
Përdorni vetëm pjesë origjinale ose
pjesë të rekomanduara nga prod-
huesi.
•
Mos e lini këtë pajisje pa mbikëqyrje
kur është në punë.
•
Gjithmonë përdoreni këtë pajisje
në një sipërfaqe të qëndrueshme,
të sheshtë, të thatë e të pastër dhe
të parrëshqitshme.
•
Pajisja nuk duhet vënë në përdorim
me një kohëmatës të jashtëm ose
sistem tjetër të telekomanduar.
•
Para se ta përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni të gjitha pjesët. Ju
lutemi shihni detajet që jepen në
pjesën “Pastrimi dhe mirëmbajtja”.
•
Përdoreni pajisjen vetëm për qël-
limin e duhur siç përshkruhet në
këtë manual.
•
Pajisja nxehet shumë kur është
në punë. Kini kujdes të mos prekni
pjesët e nxehta brenda furrës.
•
Mos e vini në punë pajisjen kur
është bosh.
•
Ena e gatimit mund të nxehet për
shkak të nxehtësisë që përçohet
nga ushqimi i nxehtë tek ena. Mund
t’ju nevojiten dorashka furre për të
mbajtur enën.
•
Enët duhen kontrolluar për t’u sigu-
ruar që janë të përshtatshme për
t’u përdorur në furrat me mikrovalë.
•
Mos e vendosni furrën mbi vatra
ose pajisje të tjera që prodhojnë
nxehtësi. Përndryshe, ajo mund
të dëmtohet dhe garancia bëhet e
pavlefshme.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
dhe mjedisin