Udhëzime të veçanta sigurie të pajisjes smeriluese
1. Përdorni syze mbrojtëse dhe punoni vetëm me xhamin e instaluar mbrojtës.
Guri smerilues mund të përdoret vetëm me xhamin e instaluar mbrojtës. Mbani syze
mbrojtëse.
2. Përdorni vetëm disqe të përshtatshëm smerilues.
Duhet të përdoren vetëm disqet smerilues që kanë etiketën e përshtatshme:
Karakteristikat (krahasojini me të dhënat e këtij udhëzuesi përdorimi)
• Regjistrimi
• Norma
• Lloji i lidhjes
• numri maksimal i lejueshëm e rrotullimeve
• Prodhuesi
Përpara vënies në përdorim të gurit fresibël dhe pas zëvendësimit të diskut smerilues,
disku duhet t‘i nënshtrohen një prove tingulli (disqet smerilues të rregullt kanë një
tingull të qartë kur goditen lehtë, p.sh. me një çekiç plastik).
3. Ruajtja e disqeve smerilues
Ruajini disqet smerilues në vende të thata dhe mundësisht në temperatura të
qëndrueshme.
4. Tendosja e pjesëve smeriluese
Për tendosjen e pjesëve smeriluese duhet të përdoren vetëm fllanxhat tendosëse të
marra në dorëzim. Fllanxhat tendosëse duhet të kenë madhësi dhe forma të njëjta.
Hapësirat midis fllanxhave tendosëse dhe pjesëve smeriluese duhet të përbëhen
nga materiale elastike, si p.sh. prej gome, prej kartoni të hollë ose diçka e ngjashme.
Vrima e montimit të disqeve smeriluese nuk duhet të shpohen për t‘u zgjeruar më
shumë.
5. Prova e punës pa ngarkesë
Përpara se ta vini në punë, ndizeni gurin fresibël për ta provuar pa ngarkesë, për një
kohëzgjatje prej 5 minutash. Gjatë kësaj kohe, largohuni nga zona e rrezikshme.
6. Fiksimi i gurit fresibël mbi sipërfaqen e punës
Vendoseni gurin fresibël mbi një sipërfaqe të qëndrueshme dhe të rrafshët dhe bëni
kujdes që sipërfaqja e punës të ketë lartësinë e duhur, në mënyrë që të mund të
punoni me gurin fresibël në një pozicion të përshtatshëm. Shtrëngojeni fort pajisjen
mbi bazament. Për këtë arsye, përdorni bulona axhustues të përshtatshëm. Në
bazamentin e pajisjes ka vrima të posaçme.
7. Spinë
Sigurohuni që çelësi i ndezjes/fikjes të jetë në pozicionin e fikur para se të fusni
spinën në prizë. Kështu shmangni ndezjen e padëshiruar të pajisjes.
34
1196984 BDA WB 250 KSM.indd 34
1196984 BDA WB 250 KSM.indd 34
17.11.20 09:54
17.11.20 09:54