IRSS-2400 T
Vendosja e funksionit me avull
Pas kyçjes vendoseni termostatin në pozitë për hekurosje me avull. Llamba indikatori
për ngrohje do të ndizet për të treguar që hekuri po ngrohet. Pas arritjes së
temperaturës së duhur, llamba indikatori do të fiket, dhe hekuri është gati për
shfrytëzim. Gjatë shfrytëzimit, llamba indikatori prej kohe në kohë do të ndizet dhe
fiket, që tregon se hekuri në mënyrë automatike e mirëmban temperaturën e vendosur
për hekurosje. Për fillim të hekurosjes shtypeni sustën për avull. Pas rregullimit,
termostati automatikisht do të përcakton sasinë e avullit. Avulli maksimal arrihet
nëse termostati është vendosur në pozitën “MAX”, dhe gradualisht do të ndryshon
rregullimin termostatit duke kaluar në fushën “LESH/MËNDAFSH”.
Vërejtje:
Kur termostati është vendosur në pozitë „SINTETIKË“ rekomandohet mos
të aktivizoni hekurosjen me avull sepse temperatura është tepër e ulët për krijimin e
avullit dhe më tepër përshtatet vetëm për hekurosje të thatë.
Hekurosja me avull
1. Mbusheni rezervuarin me ujë të pastër nga çezma, sipas udhëzimeve më lartë. Për
karakteristika më të shprehura zhytemi filtrin në ujë për disa minuta në ujë para se
të ktheni në rezervuarin për ujë.
2. Kyçeni aparatin në prizë përkatëse. Vendoseni termostatin në pozitë për hekurosje
me avull, dhe llamba indikatori do të kyçet që tregon se është duke u bërë ngrohja
e aparatit. Kur të ç’kyçet është arritur temperatura e nevojshme dhe aparati është
gati për hekurosje me avull. Gjatë shfrytëzimit, llamba indikatori prej kohe në
kohë do të ndizet dhe fiket, që tregon se hekuri në mënyrë automatike e mirëmban
temperaturën e vendosur për hekurosje.
3. Para shfrytëzimit të parë, ju lutemi pastrojeni hekurin në mënyrën në vijim:
Largoni hekurin nga vendi, në çdo 30 sekonda shtypeni sustën për avull për të
lëshuar, dhe më pas ndaleni dhe përsëriteni sërish procedurën. Hekuri nuk është
gati për shfrytëzim deri sa llamba indikatori nuk ç’kyçet.
Summary of Contents for IRSS-2400 T
Page 2: ...User manual Steam Station ENG RoHS 2002 95 EC IRSS 2400 T ...
Page 15: ...Upute za uporabu Parna stanica HR BiH CG RoHS 2002 95 EC IRSS 2400 T ...
Page 28: ...Korisničko uputstvo Parna stanica SR RoHS 2002 95 EC IRSS 2400 T ...
Page 41: ...Navodila za uporabo Likalna parna postaja SLO RoHS 2002 95 EC IRSS 2400 T ...
Page 54: ...Udhëzime për shfrytëzim Stacion për avull AL RoHS 2002 95 EC IRSS 2400 T ...
Page 67: ...Упатства за употреба Парна станица MAK RoHS 2002 95 EC IRSS 2400 T ...
Page 92: ...www vivax com ...
Page 93: ...www vivax com ...