CM-800D Manual përdorimi
220-240V 50Hz 800W
INFORMACIONE TE RENDESISHME MBI SIGURINE
Përpara se të përdorni pajisjen elektrike duhet ti përmbaheni masave të sigurisë për të
shmangur rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike dhe/ose dëmtimeve. Këto masa përfshijnë:
1. Lexoni të gjitha udhëzimet
2. Mos prekni sipërfaqen e nxehtë. Përdorni mbajtëset.
3. Për të shmangur zjarrin, goditjet elektrike dhe lëndimet, mos e vendosni kabllin ose pajisjen
në ujë ose lëngje të tjera.
4. Nëse pajisjen e përdorni në prani të fëmijëve ose përdoret nga fëmijët, është e nevojshme
të ketë gjatë gjithë kohës së përdorimit mbikqyrje nga ana juaj.
5. Hiqeni pajisjen nga priza kur nuk e përdorni atë ose kur e pastroni. Lëreni pajisjen të ftohet
përpara se ta vini sërish në punë ose përpara se ta pastroni.
6. Mos e prekni pajisjen kur ka kabëll të dëmtuar, mos e prekni prizën pas defektit në pajisje.
Çojeni pajisjen në servisin e autorizuar për rregullim.
7. Nuk rekomandohet nga prodhuesi përdorimi I aksesorëve shtesë pasi përdorimi I tyre
mund të shkaktojë lëndime.
8. Mos e përdorni pajisjen në hapësira të jashtme. Pajisja është krijuar për përdorim shtëpiak.
9. Kini kujdes që kablli të mos ketë pengesa në cepat e tavolinës ose karrigeve, as të mos jetë
në kontakt me sipërfaqe të nxehta.
10. Mos e vendosni pajisjen afër ngrohëseve me gaz ose me energji elektrike si dhe afër
sobave.
11. Për të fikur pajisjen butonin vendoseni në pozicionin “off” dhe më pas hiqeni spinën nga
priza.
12. Mos e përdorni pajisjen për qëllime të tjera përveç atyre për të cilat është krijuar.
13. Mos e hapni kapakun gjatë përdorimit të pajisjes. Një veprim I tillë mund të shkaktojë
djegie gjatë ciklit të zierjes.
14. Servisimi I produktit duhet të kryhet vetëm nga servisi I autorizuar.
15. Eshtë rreptësisht e ndaluar shtimi I aksesorëve të tjerë të burimit të energjisë përveç
bazës origjinale të furnizimit që mundësohet nga prodhuesi.
16. Për enën e qelqit:
a). Ena e qelqit është e dizenjuar për tu përdorur me këtë pajisje. Kurrë mos e përdorni për
qëllime të tjera.
b) Mos e përdorni enën e nxehtë në sipërfaqe të ftohtë.
c). Mos e përdorni enën kur është e dëmtuar ose kur doreza nuk është e fiksuar mirë .
d). Mos e pastroni enën me objekte metalike ose me lëngje gërryes.
17. Kjo pajisje nuk këshillohet të përdoret nga persona (duke përfshirë dhe fëmijët) me
probleme fizike, mendore ose probleme ndjeshmërie si dhe nga persona që nuk kanë njohuri
mbi pajisjen, përjashtim vetëm në rastet kur janë nën mbikqyrjen e prindërve.
RUAJINI KETO UDHEZIME
Summary of Contents for CM-800D
Page 2: ......
Page 3: ...HR BIH CG Upute za uporabu CM 800D Aparat za filter kavu ...
Page 9: ...SR BIH CG Korisničko uputstvo CM 800D Aparat za filtar kafu ...
Page 14: ......
Page 15: ...MAK Упатство за употреба CM 800D Aпарат за кафе ...
Page 20: ......
Page 21: ...AL Udhëzime për shfrytëzim CM 800D Aparat për kafe ...
Page 26: ......
Page 27: ...EN User manual CM 800D Coffee maker ...
Page 32: ......
Page 33: ......
Page 47: ......
Page 48: ...www VIVAX com ...