VIVAX
AL
Mirëserdhët
Ju falënderojmë për blerjen e këtij prodhimi VIVAX BS‐251. Ju lutemi ndiqni të gjitha
udhëzimet e dhëna në këtë udhëzues që të mund lehtësisht të përdorni këtë prodhim.
Ju rekomandojmë që këto udhëzime të ruani në vend të sigurt dhe që e dini që t'i
përdorni në rast se keni nevojë në ardhmëri.
Jemi të sigurt që do të jeni të kënaqur me sistemin tuaj të ri Micro Audio nëse ndiqni të
gjitha udhëzimet.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
Kur kjo pajisje përdoret si duhet dhe në përputhje me udhëzimet, pajisja është dizajnuar
dhe prodhuar që të jetë plotësisht i sigurt. Por përdorimi i gabuar mund të çojë në
rreziqe të mundshme si që janë goditja elektrike dhe zjarri. Lexoni këto udhëzime për
sigurinë dhe përdorimin me kujdes para instalimit dhe përdorimit, dhe mbani këto
udhëzime afër për përdorim në ardhmëri. Respektoni të gjitha paralajmërimet e dhëna
në këto udhëzime dhe në pajisje.
KUJDES: QË TË ZVOGËLOHET RREZIKU NGA GODITJA ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPKUN
E PASMË TË PAJISJES. BRENDA PAJISJES NUK KA PJESË OSE KOMANDA TË CILAT MUND
TË RREGULLOHEN NGA PËRDORUESI. PËR NDREQJE KONTAKTONI SHËRBIMIN E
AUTORIZUAR.
1.
Uji dhe lagështia
– Pajisja nuk duhet të përdoret në afërsi të ujit ose lagështisë së
tepërt, p.sh. në afërsi të vaskës, lavamanit, pishinës ose në podrum me lagështi.
2.
Ventilimi
– Pajisja duhet të vendoset që të mos pengohet ventilimi i duhur i pajisjes.
P.sh. pajisja nuk duhet të vendoset në krevat, divan, qilim dhe sipërfaqe që mund të
pengojnë hapjet për ventilim. Gjithashtu, nuk duhet të vendoset në instalime të
integruara, si rafte për libra ose dollape, të cilat mund të pengojnë hapjet e ventilimit.
3.
Nxehtësia
– Pajisjen vendoseni larg burimeve të nxehtësisë si që janë radiatorët,
ngrohëset, furrave dhe pajisjeve tjera (përfshirë edhe përforcuesit) që krijojnë
nxehtësinë.
4.
Burim i fuqisë
– Pajisja mund të kyçet vetëm në energji elektrike për të cilën është
dizajnuar dhe e cila është dhënë në udhëzimet ose shënuar në vetë pajisjen (5VDC,
1A Max).
5.
Mbrojtje e kabllos së rrymës
– Kablloja e rrymës duhet të vendoset ashtu që të mos
jetë e mundshme të shkelet mbi të ose të shtypet me objekte tjera. Mbani gjithmonë
të hapur qasjen në prizën. Mos e rrotulloni, shtypni ose ngatërroni kabllon e rrymës.
6.
Pastrimi
– Pajisjen pastrojeni me leckë të butë pak të njomur në ujë të ngrohtë. Mos
përdorni tretës ose mjete abrazive. Kjo mund të dëmtojë pajisjen përgjithmonë.
7.
Objekte të huaja dhe hyrja e lëngjeve
– Kini kujdes që objektet e huaja mos hyjnë
brenda pajisjes. Gjithashtu kini kujdes që mbi pajisje mos derdhen lëngje. Nëse
ndodh kjo, menjëherë hiqni pajisjen nga rryma dhe kontaktoni shërbimin.
8.
Shtojca
– Mos përdorni çfarëdo shtojca për pajisjen, përveç nëse nuk janë të
rekomanduara ose të aprovuara nga prodhuesi.
9.
Nëse pajisja nuk përdoret
– Nëse pajisja nuk përdoret për kohë më të gjatë, p.sh.
një muaj ose më gjatë, kablloja e rrymës duhet të hiqet nga rryma dhe nga pajisja,
që të shmanget dëmtimi ose gërryerje në pajisjen. Ruajeni pajisjen n vend të thatë
dhe të errët.
10.
Shërbim
– Mos u mundoni të rregulloni ose ndreqni pajisjen jashtë metodave të
përshkruara në udhëzimet. Ndreqja e pajisjes duhet të kryhet nga personel i
shërbimit të autorizuar dhe profesionist.
Summary of Contents for BS-251
Page 42: ...ENG VIVAX ...
Page 52: ... 0 1 1 1 1 1 2 1 34 5 46 46 78 2 1 1 1 1 9 5 1 1 1 1 1 1 1 1 1 78888 ...
Page 54: ...VIVAX ...
Page 55: ...VIVAX ...
Page 56: ......