26
ALB
1. Nëse ekzistojnë kushtet e mëposhtme, ky sistem nuk
mund të dekodojë skedarin dhe skedari nuk mund të
hapet normalisht:
- Parametrat e skedarit, siç janë pikselimi i figurës,
shpejtësia e kodimit të skedarit audio ose video,
shpejtësia e mostrimit të skedarit audio, tejkalojnë limitin
e sistemit;
- Formati i skedarit nuk përputhet ose skedari është i
dëmtuar.
2. Shkëputja me forcë: Mos i shkëpusni lidhjet e
televizorit gjatë kohës kur sistemi është duke lexuar ose
transmetuar të dhëna. Në këtë mënyrë do të shmangni
dëmtimin e sistemit ose pajisjes.
3. Kushtojini vëmendje furnizimit me energji elektrike të
pajisjes në rastet kur përdorni një disk të ngurtë mobil
ose kamerë digjitale. Nëse furnizimi me energji është i
pamjaftueshëm ose i paqëndrueshëm, sistemi mund të
hasë në probleme gjatë punës ose nuk funksionon fare.
Në këtë rast, ju lutemi ta rindizni pajisjen, ose ta hiqni nga
priza dhe ta vini përsëri, dhe të siguroheni që furnizimi
me energji është normal.
Pyetjet e shpeshta
4. Sistemi përkrah pajisjet memorike standarde USB1.1
dhe USB2.0, të tilla si disqet “U” standarde, lexuesit e
skedarëve të formatit MP3, disqet e ngurta portative, etj.
5. Për të përftuar audio dhe video me cilësi më të mirë,
sugjerohet të përdorni pajisje të jashtme që përputhen
me standardin USB2.0.
6. Kur luani video me shkallë të lartë ngjeshjeje
(kompresimi), dukuri të tilla si: ngecje e figurës dhe
përgjigja me vonesë e menysë, janë normale.
7. Për disa pajisje USB të cilat furnizohen me energji
elektrike, siç janë disqet e ngurtë të mëdhenj, lexuesit
e skedarëve të formatit MP4, etj., sugjerohet që këto
pajisje t’i furnizoni me burim tjetër energjie, në mënyrë
që të shmanget pakësimi i rrymës që përdor sistemi.
* Mos i prekni dhe mos iu afroni terminaleve
ANT/CABLE IN, HDMI, USB, SPDIF, me qëllim që
të mos shkaktoni shkarkesë elektrostatike, e cila
mund t’i pengojë këto terminale gjatë kohës kur
televizori është në modalitetin “USB”, “WIFI” dhe
“LAN”, ose mund ta bëjë televizorin të ndalojë
punën ose të mos funksionojë si duhet.
TË DHËNA TË TJERA
Ndreqja e defekteve
Pjesa më e madhe e defekteve që mund të pësojë televizori
juaj mund të korrigjohet duke iu drejtuar kësaj liste që
përmban defektet dhe ndreqjet e tyre.
Nuk ka figurë ose zë
1. Kontrolloni nëse funksionon siguresa ose automati.
2. Vendosni një pajisje tjetër elektrike në prizë për t’u
siguruar që priza funksionon si duhet ose është ndezur.
3. Spina e kabllos së korrentit nuk bën kontakt si duhet me
prizën.
4. Kontrolloni burimin e sinjalit.
Nuk ka ngjyra
1. Ndryshoni sistemin e ngjyrave.
2. Përshtatni opsionin “saturation” (ngopja e ngjyrave)
3. Provoni të hapni një kanal tjetër. Mund të ndodhë që të
ketë edhe kanale bardhë e zi.
Telekomanda nuk punon
1. Ndërroni bateritë.
2. Bateritë nuk janë vendosur në mënyrën e duhur.
3. Televizori nuk është vënë në prizë.
Nuk ka figurë, por zëri është normal
1. Rregulloni ndriçimin dhe kontrastin.
2. Mund të ndodhë të ketë avari në sinjalin e transmetuar.
Figura është normale, por nuk ka zë
1. Shtypni butonin Vol+ për të ngritur volumin e zërit.
2. Është hequr zëri. Shtypni butonin “mute” për të kthyer
zërin.
3. Ndërroni sistemin e zërit.
4. Mund të ndodhë të ketë avari në sinjalin e transmetuar.
Valëzim i çrregullt i figurës
Ky valëzim zakonisht shkaktohet nga interferencat
lokale, p.sh. automjetet, llambat dhe tharëset e flokëve.
Pozicionojeni antenën në mënyrë të tillë që të minimizohet
interferenca.
Figura shfaqet “me miza” dhe ka interferencë
Nëse antena ndodhet në zonën periferike të sinjalit televiziv,
ku sinjali është i dobët, figura mund të shfaqet “me miza”.
Në rastet kur sinjali është shumë i dobët, atëherë, për të
përmirësuar marrjen e sinjalit, duhet përdorur një antenë e
posaçme.
1. Rregulloni pozicionin dhe orientimin e antenës së
dhomës ose antenës së jashtme.
2. Verifikoni lidhjen e antenës.
3. Rregulloni kanalin.
4. Hapni një kanal tjetër. Mund të ndodhë që të ketë avari
në transmetimin e sinjalit.
Ndezja e pajisjeve elektrike ose elektro‑mekanike
Në figurë shfaqen pika të zeza ose vija horizontale, ose
figura mund të valëvitet ose të shkasë. Shpeshherë, kjo
shkaktohet nga interferenca e sistemit të ndezjes së
automjetit, llambat me neon, sondat elektrike, ose pajisje të
tjera elektrike.
Figura shfaqet me hije
Hijet shkaktohen kur sinjali televiziv mbërrin nga dy shtigje.
Njëri është i drejtpërdrejtë, tjetri është sinjal i reflektuar nga
Summary of Contents for 32T303BHS
Page 1: ...SLO MK SRB ENG ALB BiH CG HR USER MANUAL SMART TV 32T303BHS 32T303SHS...
Page 3: ......
Page 52: ...52 MK e e Te Me e...
Page 88: ...www tesla info...