Shqip
13
Inf
ormacioni i sigurisë
Mos e përdorni ujin e pajisjeve të ftohjes/nxehjes së ujit.
•
Kjo mund të shkaktojë probleme me lavatriçen.
Mos përdorni sapun natyral për larje duarsh në lavatriçe.
•
Nëse ajo ngurtësohet dhe grumbullohet brenda lavatriçes, mund të shkaktojë probleme me produktin,
çngjyrosje, ndryshk ose aroma të këqija.
Vendosini çorapet dhe reçipetat në rrjetën e tyre të larjes dhe lajini ato me rrobat e tjera.
Mos lani rroba të mëdha në rrjetën e larjes, si p.sh. shtresa.
•
Në rast të kundërt, mund të shkaktojë lëndim për shkak të dridhjeve anormale.
Mos përdorni detergjent të ngurtësuar.
•
Nëse ai grumbullohet brenda lavatriçes, mund të shkaktojë rrjedhje uji.
Sigurohuni se xhepat e të gjitha rrobave që do të lahen janë të zbrazët.
•
Sendet e forta dhe të mprehta, si p.sh. monedhat, paramanat, gozhdët, vidhat ose gurët mund të
shkaktojnë dëmtim të konsiderueshëm në pajisje.
Mos i lani rrobat me tokëza ose kopsa të mëdha, ose objekte të tjera të rënda metalike.
Ndajini rrobat sipas ngjyrave, bazuar në qëndrueshmërinë e ngjyrave, dhe zgjidhni ciklin, temperaturën e ujit
dhe funksionet e rekomanduara shtesë.
•
Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje ose dëmtim të tekstileve.
Bëni kujdes që të mos kapni gishtat e fëmijëve kur mbyllni derën.
•
Përndryshe mund t'i lëndoni.
Për të parandaluar aromat e pakëndshme dhe mykun, lëreni derën hapur pas një cikli larje për të lejuar që
kazani të thahet.
Për të parandaluar krijimin e gëlqeres, lëreni sirtarin e detergjentit hapur pas një cikli larje që të thahet nga
brenda.
WW3000TM_7-9KG_LE_8C104-000582_SQ.indd 13
WW3000TM_7-9KG_LE_8C104-000582_SQ.indd 13
2021-02-01 12:58:48
2021-02-01 12:58:48
82 / 610
81 / 608
82 / 610