10_
informacioni i sigurisë
Mos qëndroni sipër pajisjes, ose mos vendosni sende (të tilla si rroba për t’u larë, qirinj të
ndezur, cigare të ndezura, enë, kimikate, objekte metalike, etj.) mbi pajisje.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndime.
Mos spërkasni materiale shpërthyese të tillë si insekticide në sipërfaqen e pajisjes.
- Përveç se janë të dëmshme për njerëzit, mund të shkaktojnë dhe goditje elektrike, zjarr
ose probleme me produktin.
Mos vendosni sende që prodhojnë fusha magnetike pranë makinës larëse.
- Kjo mund të shkaktojë lëndime për shkak të keqfunksionimit.
Për shkak se uji i kulluar gjatë cikleve të larjes në temperatura të larta ose gjatë tharjeve
është i nxehtë, mos e prekni ujin.
- Kjo mund të shkaktojë djegie ose lëndime.
Mos lani, shtrydhni ose thani mbulesa karrigesh që i rezistojnë ujit, qilima, rroba (*) përveç
rasteve kur pajisja ka një program të posaçëm për t’i larë ato.
- Mos lani qilima të trashë e të ashpër edhe pse mund të kenë simbolin e larjes në etiketën
e produktit.
- Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime ose dëmtime të makinës larëse, mureve, dyshemesë
ose rrobave për shkak të dridhjeve jonormale.
- Batanije të leshta, mbulesa shiu, veshje peshkimi, pantallona për ski, jorganë thes për të
fjetur, mbulesa pelenash, kostume sportive sintetike, mbulesa të biçikletave, motorë dhe
makina.
Mos e vini në punë makinën larëse kur kutia e detergjentit është hequr.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim për shkak të rrjedhjes së ujit.
Mos e prekni pjesën e brendshme të kazanit gjatë ose pasi të keni përdorur tharjen pasi
është i nxehtë.
- Kjo mund të shkaktojë djegie.
Mos e fusni dorën në kutinë e detergjentit kur e hapni.
Kjo mund të shkaktojë lëndime pasi dora mund të kapet nga mekanizmi i shpërndarjes
së detergjentit. Mos vendosni asnjë lloj sendi (të tillë si këpucë, mbeturina ushqimesh,
kafshë) përveç se rrobave për të larë në makinën larëse.
- Kjo mund të dëmtojë makinën larëse, ose mund të shkaktojë lëndime dhe vdekje tek
kafshët shtëpiake për shkak të dridhjeve jonormale.
Mos i shtypni butonat me objekte të mprehta të tilla si gjilpëra me kokë, thika, thonj, etj.
- Kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndime.
Mos lani rroba të ndotura me vaj, kremra ose losione që zakonisht gjenden në dyqanet e
kujdesit për lëkurën ose në klinikat e masazhit.
- Kjo mund të bëjë që guarnicioni prej gome të deformohet dhe të rrjedhë ujë.
Mos lini sende metali të tilla si paramane, kapëse flokësh, ose zbardhues në kazan për
periudha të gjata kohe.
- Kjo mund të bëjë që kazani të ndryshket.
- Nëse ndryshkja fillon të shfaqet në sipërfaqen e kazanit, aplikoni një ilaç pastrimi (neutral)
në sipërfaqe dhe përdorni një sfungjer për ta pastruar. Mos përdorni kurrë furçë metalike.
Mos përdorni direkt detergjente të pastrimit kimik dhe mos lani, shpëlani ose shtrydhni
rroba që përmbajnë detergjentë të pastrimit kimik.
- Kjo mund të shkaktojë shpërthim ose flakë spontane për shkak të nxehtësisë së
oksidimit të vajit.
Mos përdorni ujë të nxehtë nga pajisje të ftohjes/ngrohjes së ujit.
- Kjo mund të shkaktojë probleme në makinë larëse.
informacioni i sigurisë
WF1802WF-03061D-04_SQ.indd 10
2013-7-20 13:03:38
Summary of Contents for WF1800WF
Page 43: ...memo WF1802WF 03061D 04_EN indd 43 2013 7 20 10 03 13 ...
Page 87: ...бележки WF1802WF 03061D 04_BG indd 43 2013 7 20 13 22 46 ...
Page 131: ...poznámky WF1802WF 03061D 04_CS indd 43 2013 7 20 10 03 34 ...
Page 175: ...meelespea WF1802WF 03061D 04_ET indd 43 2013 7 20 13 20 37 ...
Page 219: ...σημειώσεις WF1802WF 03061D 04_GK indd 43 2013 7 20 10 19 58 ...
Page 263: ...zabilješke WF1802WF 03061D 04_HR indd 43 2013 7 20 10 34 13 ...
Page 307: ...jegyzet WF1802WF 03061D 04_HU indd 43 2013 7 20 10 38 44 ...
Page 351: ...atmintinė WF1802WF 03061D 04_LT indd 43 2013 7 20 10 43 44 ...
Page 395: ...atgādne WF1802WF 03061D 04_LV indd 43 2013 7 20 10 51 07 ...
Page 439: ...белешки WF1802WF 03061D 04_MK indd 43 2013 7 20 12 40 20 ...
Page 483: ...Note WF1802WF 03061D 04_RO indd 43 2013 7 20 12 44 54 ...
Page 527: ...Заметки WF1802WF 03061D 04_RU indd 43 2013 7 20 13 28 18 ...
Page 571: ...poznámky WF1802WF 03061D 04_SK indd 43 2013 7 20 12 59 07 ...
Page 615: ...shënime WF1802WF 03061D 04_SQ indd 43 2013 7 20 13 03 57 ...
Page 659: ...podsetnik WF1802WF 03061D 04_SR indd 43 2013 7 20 13 08 09 ...