2_
informacion sigurie
informacion sigurie
INFORMACION SIGURIE
• Përpara përdorimit të pajisjes, lexojeni këtë
manual deri në fund dhe mbajeni në një vend të
sigurt pranë pajisjes, për referencë në të ardhmen.
• Përdoreni pajisjen vetëm për qëllimin e saj
të menduar, siç përshkruhet në këtë manual
udhëzues. Kjo pajisje nuk është menduar
që të përdoret nga persona (përfshirë fëmijë)
me aftësi të kufi zuara fi zike, ndijimore ose
mendore, ose që nuk kanë përvojë dhe njohuri,
përveç rastit kur mbikëqyren ose iu jepen
udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes
nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme
për sigurinë në këtë manual nuk i mbulojnë
të gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që
mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj që
të përdorni logjikën, të kini vëmendje dhe të
bëni kujdes kur e instaloni, e mirëmbani dhe e
përdorni pajisjen tuaj.
• Duke qenë se udhëzimet vijuese të përdorimit
mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat
e frigoriferit tuaj mund të ndryshojnë pak nga
ato që përshkruhen në këtë manual dhe jo të
gjitha shenjat e paralajmërimit mund të gjejnë
zbatim. Nëse keni pyetje ose shqetësime,
kontaktoni me qendrën më të afërt të shërbimit
ose gjeni ndihmë dhe informacion në linjë në
www.samsung.com.
Simbole dhe masa të rëndësishme
të sigurisë:
PARALAJMËRIM
Rreziqet ose praktikat e pasigurta
që mund të shkaktojnë
lëndim të
rëndë të personave ose vdekje
.
KUJDES
Rreziqet ose praktikat e pasigurta
që mund të shkaktojnë
lëndim të
vogël të personave ose dëmtim
të pronës
.
MOS e provoni.
MOS e çmontoni.
MOS e prekni.
Ndiqni udhëzimet me kujdes.
Hiqni spinën e korrentit nga priza
në mur.
Sigurohuni që makineria të jetë e
tokëzuar për të parandaluar goditje
elektrike.
Telefononi për ndihmë në qendrën
e kontaktit.
Shënim.
Këto shenja paralajmërimi janë vendosur
këtu për të parandaluar lëndimin tuaj dhe të
të tjerëve.
Ju lutemi, ndiqini ato me kujdes.
Pasi ta lexoni këtë seksion, ruajeni në një
vend të sigurt për referencë në të ardhmen.
Njoftim i KE-së
Ky produkt është përcaktuar që të jetë në përputhje
me Direktivën e tensionit të ulët (2006/95/KE), me
Direktivën e përshtatshmërisë elektromagnetike
(2004/108/KE) dhe me Direktivën e projektimit
mjedisor (2009/125/KE) që zbatohet nga Rregullorja
(KE) Nr. 643/2009 e Bashkimit Evropian.
SHENJAT E RËNDËSISHME
TË PARALAJMËRIMIT PËR
TRANSPORTIMIN DHE VENDIN
• Kur e transportoni dhe e instaloni pajisjen,
bëni kujdes të siguroheni që asnjë pjesë e
qarkut ngrirës të mos jetë e dëmtuar.
- Gazi ftohës që rrjedh nga tubacioni mund të
ndizet ose të shkaktojë lëndim të syve. Nëse
diktohet rrjedhje, shmangni çdo fl akë të hapur
ose burime të mundshme ndezjeje dhe ajroseni
për disa minuta dhomën në të cilën ndodhet
pajisja.
• Për të shmangur krijimin e një përzierje të
ndezshme gaz-ajër nëse ndodh një rrjedhje në
qarkun e gazit ftohës, madhësia e dhomës në
të cilën mund të jetë vendosur pajisja varet nga
sasia e gazit ftohës që përdoret.
• Mos ndizni kurrë një pajisje që tregon shenja
dëmtimi. Nëse keni dyshime, konsultohuni me
shitësin. Dhoma ku mund të jetë vendosur
frigoriferi duhet të jetë me madhësi 1m³ për çdo
8g gaz ftohës R600a brenda pajisjes. Sasia e
gazit ftohës në pajisjen tuaj përkatëse tregohet
në pllakën e identifi kimit brenda pajisjes.
PARALAJMËRIM
DA99-02291Q.indb Sec2:2
DA99-02291Q.indb Sec2:2
2011.7.14 9:55:56 AM
2011.7.14 9:55:56 AM