Shqip-6
Informacione sigurie
2
-4
KUJDES
Para përdorimit
• Futeni koshin e pluhurit para se të përdorni
"POWERbot".
• Për karikim të saktë automatik, tregohuni të
kujdesshëm me veprimet në vazhdim.
–
Vendoseni gjithmonë në prizë stacionin.
–
Instalojeni stacionin në vende ku
"POWERbot" mund ta gjejë lehtësisht.
–
Mos lini objekte përpara stacionit.
• Gjatë instalimit të stacionit, mos e lini kordonin
të mënyrë të shkujdesur në dysheme sepse
"POWERbot" mund të ngatërrohet në të.
• Mos e përdorni "POWERbot" mbi dysheme me
ngjyrë të zezë.
–
"POWERbot" mund të mos funksionojë
normalisht.
• Mos e ngrini "POWERbot" nga mbajtësja e
koshit të pluhurit.
• Mos vendosni objekte brenda distancës 0,5 m
nga të dyja anët dhe 1 m nga ana e përparme
e stacionit.
• Sigurohuni që sipërfaqja e kontaktit të karikimit
të stacionit të mos jetë e dëmtuar ose të mos
ketë lëndë të huaja sipër.
• Mos e instaloni stacionin në zonë me dysheme
të errët.
–
Nëse dyshemeja përreth stacionit është e
errët, pengohet karikimi.
• Përpara pastrimit, hiqni pengesat që mund të
pengojnë lëvizjen e "POWERbot" (si shilarësi
ose rrëshqitëset e fëmijëve për ambiente të
brendshme).
Gjatë përdorimit
• Përdorimi i "POWERbot" në tapet të trashë
mund të dëmtojë si "POWERbot" ashtu edhe
tapetin.
–
"POWERbot" nuk mund të kalojë mbi tapete
më të trasha se 1 cm.
• Mos e përdorni "POWERbot" mbi tavolina ose
sipërfaqe të tjera të larta.
–
Ka rrezik dëmtimi nëse ajo rrëzohet.
• "POWERbot" mund të përplaset me karriget
dhe këmbët e tavolinës, prandaj zhvendosini
për pastrim më të shpejtë dhe efikas.
• Kur "POWERbot" është në punë, mos e ngrini
ose mbani për ta çuar në një vend tjetër.
• Mos e kapni nga rrotat drejtuese të
"POWERbot" kur e çoni në një vend tjetër.
• Mos vendosni asnjë objekt sipër "POWERbot"
pasi mund të shkaktojë keqfunksionime.
• Hiqni çdo letër të madhe ose qese plastike
menjëherë kur përdorni "POWERbot"
meqenëse mund të bllokojnë thithjen.
• Mos e drejtoni treguesin e kuq drejtpërdrejt te
njerëzit ose kafshët.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
• Parandaloni dëmtimet e "POWERbot" duke
zbatuar udhëzimet e mëposhtme.
–
Mos e pastroni "POWERbot" duke spërkatur
ujë direkt mbi të ose duke përdorur benzinë,
hollues, aceton ose alkool për ta pastruar.
• Mos e çmontoni ose riparoni "POWERbot". Kjo
duhet bërë vetëm nga një riparues i kualifikuar.
• Mbajini gjithmonë të pastër sensorin e
pengesave dhe sensorin e rrëshqitjes.
–
Nëse grumbullohet lëndë e huaj, sensorët
mund të pësojnë avari.
5_SR9200_Q_guide_SQ_00765A-00_GE.indd 6
2017-01-09 오후 8:48:26