![Samsung NV70K2340RS/OL User & Installation Manual Download Page 131](http://html1.mh-extra.com/html/samsung/nv70k2340rs-ol/nv70k2340rs-ol_user-and-installation-manual_4192826131.webp)
Shqip 3
Për
dorimi i manualit
Udhëzimet e sigurisë
Ju faleminderit që zgjodhët furrën inkaso "SAMSUNG".
Manuali i përdorimit përmban informacione të rëndësishme mbi sigurinë dhe udhëzime për t'ju
ndihmuar në përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes.
Jeni të lutur t'i kushtoni pak kohë leximit të manualit të përdorimit, përpara se të përdorni furrën, si
dhe ruajeni librin për t'iu referuar në të ardhmen.
Në manualin e përdorimit përdoren simbolet e mëposhtme:
PARALAJMËRIM
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë
lëndim të rëndë të personit, vdekje
dhe/ose dëmtim të pasurisë
.
KUJDES
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë
lëndim të personit dhe/ose dëmtim të
pasurisë
.
SHËNIM
Këshilla, rekomandime ose informacione të dobishme që ndihmojnë përdoruesit për përdorimin e
produktit.
Instalimi i furrës duhet të kryhet vetëm nga një elektricist i licencuar. Instaluesi është përgjegjës për
lidhjen e pajisjes me rrjetin elektrik, duke zbatuar udhëzimet përkatëse të sigurisë.
Masa paraprake të rëndësishme për sigurinë
PARALAJMËRIM
Pajisja nuk është parashikuar për përdorim nga persona (duke
përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore,
ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse ata nuk mbikëqyren
ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me
pajisjen.
Mënyra e shkëputjes duhet të përcaktohet mbi kabllot fikse sipas
rregullave të instalimit të kabllove.
Pas instalimit, duhet të bëhet e mundur shkëputja e pajisjes nga
rrjeti elektrik. Shkëputja mund të arrihet duke pasur një prizë të
disponueshme ose duke vendosur një çelës tek instalimi fiks elektrik në
përputhje me rregullat e instalimit.
Për të shmangur rreziqet, nëse dëmtohet kordoni elektrik, ai duhet të
zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose një person me
kualifikim të ngjashëm.
Përdorimi i manualit
NV70K2340RB_OL_DG68-00HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 3
2018-12-04 PM 1:42:01