9
SHQIP
SI TË VEPRONI KUR JENI NË DYSHIM OSE KUR KENI
NJË PROBLEM
Nëse ju dalin ndonjë nga problemet e radhitura më poshtë, provoni zgjidhjet
e dhëna.
Kjo është normale.
•
Kondensim brenda në furrë.
• Qarkullim ajri rreth derës dhe kapakut të jashtëm.
• Reflektim i dritës rreth derës dhe kapakut të jashtëm.
• Dalje e avullit nga pjesa rreth derës ose nga vrimat e ajrosjes.
Furra nuk ndizet kur ju shtypni butonin
Start (Fillo)
( ).
•
A është mbyllur plotësisht dera?
Ushqimi nuk është pjekur aspak.
•
A e keni vënë siç duhet kohëmatësin dhe/ose a e keni shtypur butonin
Start (Fillo)
( )?
• A është mbyllur dera?
• A e keni mbingarkuar qarkun elektrik dhe a keni shkaktuar shpërthim të
siguresës ose qark të shkurtër?
Ushqimi ose është i mbipjekur ose i papjekur mirë.
•
A është vendosur siç duhet kohëzgjatja e gatimit sipas llojit të ushqimit?
• A është zgjedhur niveli i duhur i fuqisë?
Brenda në furrë shfaqen shkëndija dhe krisje (hark).
•
A keni përdorur enë me zbukurime metalike?
• A keni lënë pirun ose enë të tjera metalike brenda në furrë?
• A është letra e aluminit shumë pranë mureve të brendshme?
Furra krijon interferencë me radion ose televizorin.
•
Kur furra është në përdorim, mund të vihet re një interferencë e lehtë te
televizori ose te radioja. Kjo është normale. Për të zgjidhur këtë problem,
instalojeni furrën larg televizorit, radios dhe antenave.
•
Nëse interferenca diktohet nga mikroprocesori i furrës, ekrani mund të
rivendoset. Për të zgjidhur këtë problem, hiqeni spinën e energjisë dhe
vendoseni përsëri. Rivendosni orën.
Nëse udhëzimet e mësipërme nuk ju ndihmojnë që të zgjidhni problemin,
kontaktoni shitësin tuaj lokal ose shërbimin e pas shitjes SAMSUNG.
GATIMI/RINGROHJA
Procedura e mëposhtme shpjegon se si ta gatuani ose ta ringrohni
ushqimin.
Para se të largoheni nga furra, kontrolloni gjithmonë cilësimet e gatimit.
Së pari, vendoseni ushqimin në mes të pjatës rrotulluese dhe mbyllni derën.
1.
Shtypni butonin
Power Level (Niveli i fuqisë)
(
).
Rezultati:
Shfaqen treguesit prej
800 W (fuqia maksimale e gatimit):
Zgjidhni nivelin e duhur të fuqisë duke
shtypur përsëri butonin
Power Level
(Niveli i fuqisë)
(
) derisa të shfaqet
fuqia përkatëse në vat. Referojuni
tabelës së nivelit të fuqisë në faqen
tjetër.
2.
Zgjidhni kohën e gatimit duke shtypur butonin
10 min
,
1 min
dhe
10 s
.
3.
Shtypni butonin
Start (Fillo)
(
).
Rezultati:
Drita e furrës ndizet dhe pjata
rrotulluese fillon të rrotullohet.
Fillon gatimi dhe kur mbaron, sinjali i
furrës bie katër herë.
Kurrë mos e ndizni furrën me mikrovalë kur është bosh.
ME73A-BOL_DE68-03794D_SQ.indd 9
2011-09-10 11:57:28