- Konsultohuni me dentistin nëse pas përdorimit të furçës së
dhëmbëve keni gjakosje të tepërt ose nëse gjakosja vazhdon edhe
pas 1 jave përdorimi. Konsultohuni me dentistin edhe nëse keni
shqetësime ose dhimbje gjatë përdorimit të "Philips Sonicare".
- Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" pajtohet me standardet e
sigurisë për pajisjet elektromagnetike. Nëse mbani stimulues
kardiak ose pajisje tjetër të implantuar, kontaktoni mjekun ose
prodhuesin e pajisjes së implantuar përpara përdorimit.
- Nëse keni probleme mjekësore, konsultohuni me mjekun përpara
përdorimit të "Philips Sonicare".
- Kjo pajisje është menduar vetëm për pastrimin e dhëmbëve,
mishrave të dhëmbëve dhe gjuhës. Mos e përdorni për asnjë
qëllim tjetër. Nëse keni shqetësime ose dhimbje, ndaloni
përdorimin e pajisjes dhe kontaktoni mjekun.
- Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" është një pajisje kujdesi
personal dhe nuk ka synim përdorimin nga disa pacientë në klinika
apo institucione dentare.
- Ndaloni përdorimin e kokës së furçës me fije të shtypura ose të
përthyera. Ndërroni kokën e furçës çdo 3 muaj ose më përpara
nëse shfaqen shenja konsumimi. Mos përdorni koka furçe të
ndryshme nga ato që rekomandon prodhuesi.
- Nëse pasta e dhëmbëve përmban peroksid, sodë buke ose
bikarbonat (të zakonshëm në pastat zbardhuese të dhëmbëve),
pastroni mirë kokën e furçës me sapun dhe ujë përpara çdo
përdorimi. Kështu parandalohet krisja e mundshme e plastikës.
- Mos futni objekte në vrimat e ajrit të higjienizuesit ose mos i
bllokoni këto vrima ajri duke e vendosur në një sipërfaqe të butë
ose pozicion apo vend ku objekte do t'i bllokojnë këto vrima
(shembuj objektesh: revistë, kartëpecetë dhe qime.
- Llamba e dritës UV është e nxehtë gjatë ciklit të higjienizimit dhe
menjëherë pas tij. Mos e prekni llambën e dritës UV kur është e
nxehtë.
- Mos e përdorni higjienizuesin pa ekranin mbrojtës në vend për të
shmangur kontaktin me llambën e nxehtë.
- Nëse higjienizuesi është përdorur për 3 cikle pastrimi UV radhazi
(pra, 3 herë radhazi), fikeni për të paktën 30 minuta përpara se të
filloni një cikël tjetër pastrimi UV.
124
Shqip
Summary of Contents for HX9392/39
Page 1: ...DiamondClean ...
Page 2: ......
Page 3: ...2 1 7 8 3 4 5 6 9 11 10 1 ...
Page 4: ......
Page 208: ......
Page 209: ...1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 1 2 4 3 12 13 14 15 16 1 2 17 18 19 20 21 22 23 24 ...
Page 210: ...25 ...
Page 211: ......