![Philips HR7962 User Manual Download Page 49](http://html.mh-extra.com/html/philips/hr7962/hr7962_user-manual_301060049.webp)
49
SQ
•
Përpara se ta përdorni pajisjen për herë
të parë, pastrojini mirë pjesët që bien në
kontakt me ushqimin. Shihni udhëzimet
dhe tabelën e pastrimit që jepen në
manualin e përdorimit.
•
Mos përdorni kurrë aksesorë apo pjesë nga
prodhues të tjetër që nuk rekomandohen
konkretisht nga "Philips". Nëse përdorni
aksesorë apo pjesë të tilla, garancia juaj
bëhet e pavlefshme.
•
Lërini përbërësit e nxehtë të ftohen
(< 80°C) përpara se t'i procesoni.
•
Lëreni pajisjen gjithnjë të ftohet në
temperaturë ambienti pas çdo grupi që
procesoni.
Niveli i zhurmës: Lc = 85 dB [A]
Fushat elektromagnetike
(EMF)
Kjo pajisje "Philips" pajtohet me të
gjitha standardet në lidhje me fushat
elektromagnetike (EMF). Nëse manovrohet siç
duhet dhe në përputhje me udhëzimet në këtë
manual përdoruesi, pajisja mund të përdoret
në mënyrë të sigurt sipas fakteve shkencore që
kemi në dispozicion deri më sot.
Riciklimi
Ky simbol do të thotë që produkti nuk
duhet të hidhet me mbeturinat normale
të shtëpisë (2012/19/BE).
Ndiqni rregullat shtetërore për
hedhjen e veçuar të produkteve elektrike
dhe elektronike. Hedhja e duhur ndihmon në
parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit
dhe shëndetit të njeriut.
2 Përmbledhje
(Fig. 1)
Aparat kuzhine
a
Kapaku i parmë (për grirësen e mishit)
b
Bashkuesi i veglave
c
Mbrojtësja ndaj stërkalave
d
Tasi
e
Zgjedhësi i shpejtësisë (rrotullë)
f
Butoni për rregullimin e kohëmatësit
g
Butoni i lirimit të krahut
h
Kapaku i pasmë (për mikserin)
•
Sigurohuni që kapaku i pasmë të mbyllet
mirë përpara se ta përdorni pajisjen.
i
Kapësja e brumit
j
Rrahësja
k
Trazuesja
l
Mikseri (opsional)
m
Grirësja e mishit (opsionale)
n
Grirësja (opsionale)