13
që janë futur në beton. Përdorni gjithmonë
mbajtësen anësore (dorezën ndihmëse) dhe gjatë
përdorimit mbajeni veglën fort nga mbajtësja
anësore dhe nga doreza e çelësit. Moskryerja e
këtij veprimi mund të çojë në humbjen e kontrollit
të veglës dhe ndoshta në lëndime serioze.
Kur shponi në beton, granit, tjegulla, pllaka, etj., lëvizni
levën e ndryshimit të regjimit të punës në pozicionin e
simbolit
për të përdorur regjimin e punës “rrotullim
me goditje”. Përdorni një punto me majë tungsten-karbit.
Mos ushtroni më shumë presion kur vrima mbushet me
cifla ose grimca. Më mirë ndizeni veglën bosh, më pas
hiqeni punton pjesërisht nga vrima. Duke përsëritur këtë
veprim disa herë vrima do të pastrohet.
Pas shpimit të vrimës, përdorni fryrësen për të hequr
pluhurin nga vrima.
Funksionimi i shpimit
Kur shponi në dru, metal ose materiale plastike, lëvizeni
levën e ndryshimit të regjimit të punës në pozicionin e
simbolit
për të përdorur regjimin e punës “vetëm
rrotullim”.
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq punton në objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e puntos kur bëni një vrimë,
bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në vendin ku do të
shpohet. Vendoseni majën e puntos në shenjën e bërë
dhe nisni shpimin. Kur shponi në metale përdorni një
lubrifikant për prerje. Përjashtim bën shpimi i hekurit
dhe bronzit që duhet të shpohen në të thatë.
KUJDES:
•
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të shpejtojë
shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do të dëmtojë
majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e veglës dhe
shkurton afatin e përdorimit të veglës.
•
Gjatë depërtimit të puntos në anën e kundërt të
objektit mbi vegël/majë ushtrohet një forcë e
madhe shpuese. Mbajeni veglën fort dhe bëni
kujdes kur puntoja fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet.
•
Një punto e ngecur mund të hiqet thjesht duke
vendosur çelësin e ndryshimit në rrotullimin e
anasjelltë për ta nxjerrë jashtë. Megjithatë, vegla
mund të dalë papritmas nëse nuk e mbani fort.
•
Siguroni gjithmonë që objektet më të vogla të
përpunohen në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur sigurinë dhe parrezikshmërinë e produktit,
riparimet, mirëmbajtjet dhe rregullimet duhet të kryhen
nga një Qendër e Autorizuar Shërbimi Makita.