
43
Me sharrën ndezur mbajeni zinxhirin e sharrës afërsisht
15 cm mbi një trung peme ose nga toka. Nëse lubrifikimi
është bërë siç duhet, rrjedhja e vajit do të lërë një
gjurmë të vogël vaji.
Kontrolloni drejtimin e erës dhe mos e ekspozoni veten
ndaj rrjedhjes së vajit pa qenë nevoja.
KUJDES:
•
Nëse nuk lihet asnjë gjurmë vaji, mos e përdorni
sharrën. Përndryshe do të shkurtohet jetëgjatësia e
zinxhirit. Kontrolloni nivelin e vajit. Pastroni kanalin
nga ku kalon vaji dhe vrimën nga ku futet vaji në
shufër (referojuni seksionit "MIRËMBAJTJA").
Rregullimi i lubrifikimit të zinxhirit
Fig.21
Mund ta rregulloni nivelin e ushqyerjes së pompës së
vajit me anë të vidës rregulluese.
PUNA ME SHARRËN ME ZINXHIR
KUJDES:
•
Përdorni gjithmonë dorezën e përparme dhe
dorezën e pasme dhe mbajeni fort veglën në
dorezën e përparme dhe dorezën e pasme gjatë
kohës që është në punë.
•
Siguroni gjithmonë lëndën drusore që do të prisni,
përndryshe copat e prera mund të shkaktojnë
lëndime personale.
Prerja e trupave të pemëve
Fig.22
Për prerjen e trupave të pemëve, vendosni
amortizatorin me maja që tregohet në figurë në trupin
që do të pritet.
Me zinxhirin e sharrës të ndezur, sharroni trupin duke
përdorur dorezën e pasme për të peshuar sharrën dhe
atë të përparme për ta drejtuar. Përdorni amortizatorin
me maja si aks.
Vazhdoni të prisni duke ushtruar presion të lehtë në
dorezën e përparme, duke e tërhequr ngadalë sharrën
nga pas. Shtyjeni amortizatorin me maja edhe më tepër
në lëndën e drurit dhe ngrini sërish dorezën e përparme.
Kur bëni disa prerje, fikeni sharrën me zinxhir pas çdo
prerjeje.
KUJDES:
•
Nëse skaji i sipërm i shufrës përdoret për prerje,
sharra me zinxhirë mund të mënjanohet në
drejtimin tuaj nëse zinxhiri ngec. Për këtë arsye,
prisni me skajin e poshtëm, në mënyrë që sharra
të mënjanohet larg trupit tuaj.
Fig.23
Prisni trupin të tendosur në anën e trysnisë (A) si fillim.
Më pas bëni prerjen përfundimtar në anën e tendosur
(B). Kjo nuk lejon që shufra të ngecë.
Fig.24
Heqja e degëve nga trupi
KUJDES:
•
Prerja e degëve nga trupi mund të kryhet vetëm nga
persona të trajnuar. Kundërveprimi paraqet një rrezik.
Gjatë prerjes së degëve mbështeteni sharrën me zinxhir
mbi trung, nëse është e mundur. Mos prisni me majën e
shufrës sepse kjo mund të paraqesë rrezik kundërveprimi.
Kushtojini kujdes të veçantë degëve të tendosura. Mos
prisni nga poshtë degët që janë pa mbështetje.
Mos rrini mbi trungun e prerë gjatë prerjes së degëve.
Prerjet me gropa dhe prerjet paralele me fijet e drurit
KUJDES:
•
Prerjet me gropa dhe paralele me fijet e drurit
mund të kryhen vetëm nga persona me trajnim të
veçantë. Mundësia e kundërveprimit krijon
rrezikun e lëndimit.
Fig.25
Prerjet paralele me fijet e drurit bëjini në një kënd sa më
të cekët që të jetë e mundur. Prerjet bëjini me sa kujdes
të mundeni meqë nuk mund të përdoret amortizatori me
maja.
Prerja e pemëve
KUJDES:
•
Prerja e pemëve mund të kryhet vetëm nga
persona të trajnuar. Puna është me rrezik.
Nëse dëshironi të prisni një pemë duhet ta bëni në
respektim të rregulloreve lokale.
Fig.26
−
Përpara se të nisni prerjen e një pemë, sigurohuni
që:
(1) Në afërsi të mjedisit të jenë vetëm personat
që përfshihen në veprimtarinë e prerjes;
(2) Çdo person i përfshirë ka një rrugë
tërheqjeje pa pengesa në një shkallë prej
afërsisht 45° e secilës anë të boshtit të
prerjes. Merrni në konsideratë dhe rrezikun
shtesë të rënies së pemëve në kabllot
elektrike;
(3) Baza e trungut të mos ketë objekte të huaja,
rrënjë dhe shtëpi afër;
(4) Të mos ketë asnjë person ose objekte në një
distancë prej 2 1/2 e gjatësisë së pemës në
drejtimin ku do të bjerë pema.
−
Në lidhje me çdo pemë merrni në konsideratë
aspektet e mëposhtme:
•
Drejtimin nga është e anuar;
•
Degët gati të prera ose të thata;
•
Gjatësinë e pemës;
•
Përkuljen natyrale;
•
Nëse pema është e kalbur ose jo.
−
Llogarisni shpejtësinë dhe drejtimin e erës. Mos e
prisni pemën nëse era fryn me furi.
Summary of Contents for UC3050A
Page 155: ...155 ...