20
Fig.13
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Fillimisht mbani
disqet e diamantit pa prekur materialin e punës. Më pas,
ndizeni veglën dhe prisni derisa disqet e diamantit të
marrin shpejtësi të plotë.
Fig.14
Për të prerë materialin e punës, tërhiqeni veglën drejt vetes
(mos e shtyni larg vetes). Bashkërenditni kanalin te baza me
anë të vijës së prerjes. Uleni ngadalë dorezën e përparme
derisa të ndalojë dhe më pas tërhiqni me ngadalë veglën.
Në fillim, fikni veglën përpara se të mbaroni prerjen dhe
ta ngrini atë. Prisni derisa disqet e diamantit të ndalojnë
plotësisht dhe më pas ngrini veglën.
Hiqni pjesën e mbetur ndërmjet dy kalimeve të diskut
me anë të veglave të tjera të përshtatshme.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Fig.15
Vegla dhe ventilatorët e saj duhen mbajtur pastër.
Pastrojini rregullisht vrimat e ajrit të veglës ose kurdo që
nisin të bllokohen.
Veshja e diskut të diamantit
Nëse prerja e diskut të diamantit fillon të dobësohet, përdorni
një disk të vjetër lëmues me kokrra të ashpra ose bllok betoni
për të veshur diskun e diamantit. Për ta bërë këtë, siguroni
mirë diskun mprehës ose bllokun e betonit dhe prisni në to.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e karbonçinave
dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga
qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s, duke
përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për përdorim
me veglën Makita të përcaktuar në këtë manual.
Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të tjera ndryshe
nga këto mund të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose
shtojcat përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.
•
Disqe diamanti
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.