![Makita rt0700c Instruction Manual Download Page 32](http://html.mh-extra.com/html/makita/rt0700c/rt0700c_instruction-manual_233026032.webp)
32
Për ta hequr punton gjatë zëvendësimit, ndiqni
procedurën e anasjellë të instalimit.
(2) Për më tepër qëndrueshmëri baza e
kompensimit (aksesor opsional) mund të
përdoret edhe me bazën e makinës
buzëprerëse me një shtojcë të mbajtëses
(aksesor opsional).
Fig.30
Lironi vidat dhe hiqni pjesën e sipërme të bazës së
kompensimit. Pjesën e sipërme të bazës së
kompensimit vendoseni mënjanë.
Fig.31
Bazën e makinës prerëse montojeni me katër vida dhe
shtojcën e mbajtëses (aksesor opsional) me dy vida në
pllakën e bazës së kompensimit.
Vidhosni një mbajtëse në formë shufre (aksesor
opisonal) në shtojcën e mbajtëses.
Fig.32
Në një mënyrë tjetër përdorimi, mbajtësja në formë
doreze që hiqet nga baza e zhytjes (aksesor opsional)
mund të instalohet në shtojcën e mbajtëses. Për të
instaluar mbajtësen në formë doreze vendoseni në
shtojcën e mbajtëses dhe sigurojeni me një vidë.
Fig.33
Kur përdoret si udhëzues vetëm me një bazë
zhytjeje (aksesor opsional)
KUJDES:
•
Kur përdorni një udhëzues, mbajeni veglën fort me
të dyja duart.
Fig.34
Për ta përdorur veglën si udhëzues, instalojeni veglën
mbi bazën e zhytjes (aksesor opsional) duke e shtypur
poshtë plotësisht.
Mund të përdoren si mbajtësja në formë doreze dhe
mbajtësja në formë shufre (aksesor opsional) në varësi
të punës suaj.
Fig.35
Për të përdorur mbajtësen në formë shufre (aksesor
opsional) lironi vidat dhe hiqni mbajtësen në formë
doreze.
Fig.36
Më pas vidhosni mbajtësen në formë shufre në bazë.
Rregullimi i thellësisë së prerjes gjatë përdorimit të
bazës së zhytjes (aksesor opsional)
Fig.37
Vendoseni veglën në një sipërfaqe të sheshtë. Lironi
levën e bllokimit dhe ulni trupin e veglës derisa puntoja të
prekë pak sipërfaqen e sheshtë. Shtrëngoni levën e
bllokimit për të bllokuar trupin e veglës.
Rrotulloni dadën e vendosjes së mbështetëses së
pajisjes fiksuese në drejtim kundër orar. Ulni
mbështetësen e pajisjes fiksuese derisa të bjerë në
kontakt me bulonin e rregullimit. Bashkërenditni shigjetën
e thellësisë me gradimin “0”. Thellësia e prerjes tregohet
në shkallë me anë të shigjetës së thellësisë.
Ndërkohë që shtypni butonin e furnizimit të shpejtë,
ngrini mbështetësin e pajisjes fiksuese derisa të përftoni
thellësinë e dëshiruar të prerjes. Rregullime të vogla të
thellësisë mund të përftohen duke rrotulluar dorezën e
rregullimit (1 mm për rrotullim).
Duke rrotulluar dadon e vendosjes së mbështetësit të
pajisjes fiksuese mund ta shtrëngoni fort mbështetësin e
pajisjes fiksuese.
Tani thellësia e paracaktuar e prerjes mund të përftohet
duke liruar levën e bllokimit dhe më pas duke ulur trupin
e veglës derisa mbështetësi i pajisjes fiksuese të bjerë në
kontakt me bulonin hekzagonal të rregullimit të bllokuesit
të pajisjes fiksuese.
Mbajeni gjithmonë fort veglën nga të dyja mbajtëset
gjatë përdorimit.
Vendoseni bazën e veglës mbi materialin e punës që do
të pritet pa bërë asnjë kontakt me punton. Në vijim
ndizeni veglën dhe prisni derisa puntoja të arrijë
shpejtësinë e plotë. Ulni trupin e veglës dhe lëvizeni
veglën përpara mbi sipërfaqen e materialit të punës
duke e mbajtur bazën e veglës rrafsh me të dhe duke
avancuar me ngadalë derisa të përfundojë prerja.
Kur bëni prerjen e skajeve sipërfaqja e materialit të
punës duhet të jetë në të majtë të puntos në drejtim të
furnizimit.
1
2
3
4
4
2
001984
SHËNIM:
•
Lëvizja e veglës përpara me shpejtësi mund të
shkaktojë prerje me cilësi të dobët ose dëmtim të
puntos ose motorit. Lëvizja e veglës përpara me
ngadalë mund të djegë ose dëmtojë prerjen. Niveli
i duhur i furnizimit do të varet nga përmasat e
puntos, lloji i materialit të punës dhe thellësia e
prerjes. Përpara se të nisni prerjen në materialin e
punës, është e këshillueshme që të bëni një prerje
për provë në material druri që keni për të hedhur.
Kjo do të tregojë me saktësi si do të duket prerja
dhe do t’ju mundësojë të kontrolloni dimensionet.
•
Kur përdorni udhëzuesin e drejtë sigurohuni që ta
instaloni në të djathtë të drejtimit të furnizimit. Kjo
do të ndihmojë ta mbajë ngjitur me anën e
materialit të punës.
Fig.38
1. Materiali i punës
2. Drejtimi i rrotullimit të puntos
3. Pamja nga pjesa e sipërme e veglës
4. Drejtimi i shtyrjes